Një Ramazan ndryshe!
Ky ramazan ka ardhur më ndryshe se të tjerët por mos u dëshproni ngaqë ndoshta Allahu ka desht ashtu dhe zdo mend se ka urtësi në të dhe ja po i ceki disa nga ato:
1.Në këtë kohë mërzie e stresi Ramazani vjen qetësim shpirtëror.
2.Në këtë kohë smundje e epidemie Ramazani vjen shërim e pastrim.
3.Ramazanet kanë ardh ekan shku por ne nuk jemi kujtu por kjo na përkujton se ramazanin e ardhshëm mund mos me jetu.
4.Ata që kanë adhuruar Ramazanin e jo Allahun pra vetëm sezonal në xhamia ja që këtë vitë nuk mujtën me e realizu.
5.Ata që lan xhamiat bosh gjatë gjithë vitit për ti mbushur në ramazan dhe pikërisht në "Teravi" që është sunnet ja që sivjet kjo nuk është e mundur.
6.Ata që gjenin arsye mos agjërojn vetëm se janë në punë tash u vunë në sprovë se qka do të thojnë ngaqë rinë në shpi.
7.Ata që me familjet nuk rinin në shtëpi bile disa herë edhe iftar nuk bënin me preteksin se shkojn nëxhami ksaj here nuk ju mundësohet.
8.Ata që islamin e kanë demostru vetëm në bajram e Bajram as kjo nuk ju mundësohet.
9.Ata që kanë agjëruar ramazanin por e kanë ja humbur vlerën me thashetheme,përgojime,sharje,shpifje, ofendime këtë ramazan nuk mundin me e bë ngaqë kafenet janë bosh.
10.Kemi mbyllur shtëpitë tona për mysafirët nga friga e virusit të shofim a do tja hapim dyert misafirit të madh?!
11.Kuranit që sja kemi ditë vlerën na i ka mbuluar pluhri përshkak se nuk kemi pas kohë me i lexu duke u marë me dunjanë a do ti qelim tash ti lexojm ngaqë kemi kohë boll, mos harrojm se ky është Muaji i Kuranit.
Këto ishin vetëm disa nga urtësitë që duhet të marim mësim dhe me të vërtetë ta ndjejm ramazanin por jo ta adhurojm ramazanin por ta adhurojm Krijuesin e gjithësisë çdo herë e jo vetëm në Ramazan.