Pas Besimit në Allahun xh.sh nuk ka vepër më të madhe se namazi.
Namazi është përmendur në Kur'an më shumë se 100 herë dhe kjo tregon për rëndësinë që ka ky obligim i madh dhe kjo shtyllë e Islamit.
Allahu xh. sh urdhëron e thotë:
"Me të vërtetë namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të neveriturat " ( Ankebut,45)
Namazi është shpëtim.Namazi është shtyllë e fesë,drita e besimit dhe e zemrës,çelësi i lumturisë dhe miraxhi i besimtarit.
Namazi është shërues i shpirtërave të trazuar.
Namazi është ushqim i shpirtit.
Namazi është drita e syve.
Nëse njerëzit kënaqen me këtë botë ,kënaqu ti me Zotin .
Nëse gëzohen njerëzit me dunjanë,gëzohu ti me Zotin.
Nëse njerëzit ndihen të qetë me të afërmit e tyre,ndihu i qetë ti me Zotin.
Në zemrën e njeriut ka keqardhje,të cilën nuk e largon veçse duke iu drejtuar Zotit.
Pejgamberi a.s kur kishte ndonjë problem i thoshte Bilalit r.a.myezinit të tij:
" Thirre ezanin na i qetëso zemrat me namaz o Bilal."
Në zemrën e njeriut ka vetmi,të cilën nuk e largon veçse miqësia me Zotin xh.sh.
Po e përfundojë me një lutje që ka bërë Ibrahimi a.s. :
"O Zoti im,bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin!
O Zoti ynë,na i prano lutjet!" ( Ibrahim,40).
|.Shkruarë nga : Bujamin Salija