Zemra pothuajse i ngjan ujit që merr formën dhe ngjyrën e enës ku ndodhet.
Me të vërtetë, zemra është e hapur sa për administrimet engjëllore të saj, aq dhe për ndërhyrjet djallëzore në të.
Mund të thuhet se zemra është fushë lufte mes të mirës dhe të keqes, mes devocionit dhe mëkatit, pra, mes forcave engjëllore dhe djallëzore.
Zemra kalon një jetë të tërë të trazuar me këto shfaqje dhe prirje engjëllore dhe djallëzore.
Sa për formën e veprimit të engjëllit dhe djallit në zemër, cilësia engjëllore vepron mbi të me anë të situatave shpirtërore, si besimi, shprehitë e bukura, punët e mira, dhembshuria për krijesat dhe kryerjen e adhurimeve me përshpirtshmëri, kurse cilësia djallëzore i ngjit zemrës situatat e këqija, si mohimi, dyshimi, morali i keq, epshi, pasioni dhe fantazia.
Engjëjt janë krijuar me aftësinë vetëm për të bërë mirë.
Shejtanët, djajtë, janë krijesa që përpiqen vetëm për të keqe e çorientim.
Kurse njerëzit janë vendosur në një pozitë mes këtyre të dyve.
Prandaj, njeriu, duke e ruajtur zemrën nga teprimet në të djathtë e në të majtë, duhet as të mos bjerë në gjendjen e një djalli, as të mos e shtrëngojë veten aq sa të mos e përballojë dot fuqia njerëzore për t’u ngjitur në nivel engjëllor.
Dhe kjo është e mundur vetëm duke e njohur të vërtetën e zemrës, duke e mbrojtur atë nga të këqijat dhe duke e vënë nën ndikimet shpirtërore, sepse ekuilibri dhe paqja në këtë botë dhe kënaqësia dhe lumturia në botën tjetër varen nga zotërimi i një zemre të paqëtuar (selim).
Zemër e paqëtuar (selim) do të thotë zemër e ardhur e pastër që nga krijimi, e cila nuk i ka humbur cilësitë e krijimit dhe mbështetet mbi paqen dhe shpëtimin besimor.
Profeti (s.a.s.) ka thënë:
“Çdo fëmijë që lind, lind me natyrë islame. Më pas, e ëma dhe i ati e bëjnë atë (sipas besimeve të veta) ose krishter, ose hebre, ose adhurues të zjarrit (zoroastrian)!” (Muslim, Kader, 22)
Kjo do të thotë se struktura e natyrshme dhe e paqtë (selim) e zemrës është islame. Por kur zemra i nënshtrohet ndikimeve negative, i prishet struktura e paqtë dhe lind mundësia për ta humbur orientimin.
Kurse në zemrat e mbushura me shfaqje shpirtërore duke thithur vazhdimisht ajrin e begatë të klimave shpirtërore, sendërtohen morali i bukur, punët e mira dhe gjendjet moraloshpirtërore.
Largimi i djallit nga zemra është i mundur vetëm në sajë të adhurimit dhe përmendjes së Allahut (dhikrullah).
Zemra si qendër, me një aspekt, e trupit dhe, me një aspekt tjetër e shpirtit, aq sa ç’është e nevojshme dhe e rëndësishme për trupin, në atë masë bart një rëndësi të madhe edhe për jetën shpirtërore.
Llokman Hakimi kishte këshilluar të birin e tij këshu ashtu siç duhet ti ta këshillojsh veten dhe të birin tuaj:
“O bir, kjo botë është një det pa fund. Dijetarët pa kulturë shpirtërore dhe shumë njerëz janë mbytur dhe shkatërruar në të.Anija jote në këtë det le të jetë besimi te Allahu me një zemër të ngopur.Kurse pajisja e anijes le të të jenë devocioni (takva) dhe adhurimi (ibadet).Dhe vela e kësaj anijeje që e bën atë të vozisë në detra, le të të jetë dorëzimi (tevekkul). Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh!”
Poeti i shquar Xhelaleddin Rumi-Mevalana është shprehu kështu:
“Mos shih ta zhvillosh trupin duke e ushqyer tepër. Sepse ai është një kurban që, më në fund, do t’i jepet tokës.
Ti shih ta ushqesh zemrën! Ajo është që do të shkojë lart e do të nderohet!"
Zoti na e tërheq vëmendjen kështu në Kur’an me qëllim që zemra të mos gënjehet nga kënaqësitë materiale të kësaj bote, për pasojë, personi të mos mbetet i izoluar në botën e përjetshme:
“O njerëz! Sigurisht, premtimi i Allahut është i drejtë. Kujdes, të mos ju gënjejë jeta e kësaj bote dhe djalli hileqar të mos ju mashtrojë ndaj Allahut!” (Fatir, 5)
Zemra është i vetmi faktor i cili i siguron njeriut të arrijë kuptimin dhe vlerën e “njeriut”.
Mbi këtë urtësi mbështetet fakti që, para se të realizohet me anë të “pohimit me gojë”, besimi realizohet me anë të “pohimit me zemër”.
Eshtë zemra që Allahu i Lartë ia fal robit së bashku me natyrën e pastër dhe që kërkon prej tij ta ruajë atë.
“Zemra i përngjet një pende zogu në një tokë boshe, që era e hedh sa andej-këtej!”
Zemra është qendër e botës sonë trupore e shpirtërore.
Ajo ka një rol qëndror në vazhdueshmërinë e jetës trupore.
Sjelljet tona përbëjnë grafinë e zemrës sonë.
Ne shpalosim sjellje sipas baticave dhe zbaticave të zemrës sonë!
Më në fund po e përfundojm me këtë ajet Kur'anor ku thotë All-llahu xh.sh :
“Atë ditë nuk bëjnë dobi as malli, as fëmijët, me përjashtim të atyre që vijnë te Allahu me zemër të paqëtuar (selim)!” (esh-Shuara, 88-89)
Es selamu alejkum
_____________________
Përgatiti dhe Punoi: Bujamin Salija