Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shenajt e përfundimit të mirë Wed 21 Apr 2010 - 18:17 | |
| Gjatë shqyrtimit të rethanave të vdekjes, është e udhës që të tregohen shenja të cilat parashikojnë përfundimin e mire për besimtarin, që do të thotë egzistim të lumtur(jetë në këtë botë {Dunja}) dhe dhe përfundim të lumtur në(Jetën në botën tjetër{Ahiret} )
Ato shenja që paralajmrojnë se personi ka vdekur si besimtarë dhe se përfundimi i tij është i lumtur janë:
1.Shqiptimi i Shehadetit
I Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ves-selem) u urdhëroi atyre që janë pranë personit gjatë vdekjes, që ta nxisin për shqiptimin e fjalve të shehadetit-të dëshmuarit për Teuhidin(Njëshmërin e Zotit). Kjo është përmendur në shumë hadithe ku si shembull do të përmendim këtë hadith:
“Nxitne personin në prag të vdekjes që të thotë: La ilahe il-lall-llah.Ai i cili fjalën e fundit që e shqipton është La ilahe il-lall-llah do të hyjë në Xhennet ndonjëher, po edhe nëse e gjen diçka nëse ee ka gjetur para saj”.
Besimtari i cili sinqerisht dëshmon se All-llahu është Një më në fund do të hyjë në Xhennet.Megjithatë, është e mundur që ata të cilët janë mëkatarë dhe të padëgjueshëm ndaj All-llahut, një kohë të caktuar do takalojnë në zjarrin e Xhehennemit, si pastrim nga mëkatet-me supozim se nuk janë penduar sinqerisht apo kanë veprër të caktuar si fajshlyerja nga mëkati.Si do qoftë vetëm All-llahu xh.sh ka të drejtë që t`in dëshkojë apo t`i mëshirojë; prandaj çdo musliman duhet të nxitojë që të pendohet dhe gjithmonë të bëjë vepra të mira të cilat i don All-llahu, sepse veprat e mira i shlyejn ato të kqijat.
2.Vdekja në Fushëbetejë
Xhihadi në Islam paraqet luftë të shenjtë e cila për qëllim ka ngritjen dhe përhapjen e e fesë së All-llahut xh.sh në Tokë si dhe mbrojtjen e bahskësisë muslimane dhe shtetit Islam.Ai i cili vdes në një luftë të tillë është shehid(dëshmor}. Ai është is hpërblyer me nder të posaçme dhe prnaon Mëshirë nga dhuntitë e All-llahut. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh në Kur`anin Famëlartë thotë: وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ {169} فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللّهُ مِن فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُواْ بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلاَّ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ{170} يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِّنَ اللّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللّهَ لاَ يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ{171} 169.Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.170.Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.171.Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve
Allahu na tregon drejtpërsëdrejti për ata që kanë rënë duke luftuar të tillë, duke bërë xhihad, mos t`i konsiderojmë për të dvekur, sespe në të vërtetë, ata janë të gjallë dhe jetojnë një jetë shumë më të bukur, më të lumtur dhe më bujare sesa kjo në Tokë.Shpirtrat e tyre janë lire që të kalojnë nëpër kopshtet e Xhennetit dhe të kanqen në disa nga knaqësitë që i ofrojnë ato.Në një hadith të vërteë janë përshkruar disa nga mëshirat e posaçme me të cilat janë përfshirë shehidat.
“All-llahu për atë që ka rënë duke luftuar në rrugë të All-lahut (Shehidin) ka përgatitur gjashtë nderime të posaçme: në derdhjen e pikes së pare të gjakut i falen atij mëkatet, e sheh vendin e tij në Xhennet, sigurohet nga vuajtja dhe tmeret e varrit “el-faz`ul ekber’(friga e madhe); në kokën e tij i vihet kurora e lavdisë; martohet me gra nga hyrit e Xhennetit dh endërmjetëson për shtatëdhjet veta nga të afërmit e tij”.(Tirmidhiu dhe Ahmedi)
3.Vdekja në Rrugë të All-llahut
Nëse muxhahidi (luftari) nuk vritet në fushëbetejë, por vdes nga vdekja natyrore apo fatkeqësi deri sa është në rrugë të All-llahut , ai edhe më tej konsiderohet shehid dhe do të knaqet nga dashamirësija dhe dhuntitë e All-llahut. I Dërguari i All-llahut (Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) këtë na e bëri të qartë perms këtij hadithi: “Secili që del në rrugë të All-llahut, e pastaj vdes apo vritet është shehid;ai është shehid edhe nëse bie nga deveja apo kali(gjatë luftës/xhihadit), apo e kafshon ndonjë kafshë helmuese(gjatë luftës/xhihadit) apo edhe nëse vdes në shtratin e vet për çfardo shkaku tjetër të cilin e jep All-llahu(gjatë luftës/xhihadit). Ai është shehid dhe për të është Xhenneti”.(Ebu Davudi,Bejhakiu dhe Hakimi)
Luftari i cili është në gjendje gadishmërije vigjilent për xhihad dhe në atë gjednje dhe dves, konsiderohet shehid. Në lidhje me këtë Pejgamberi (Sal-lall-llahu alejhi ves-selem ) Thotë:”Cdo të vdekuri i mbyllen veprat e tij(zemrës së tij), përveç atij që ka vdekur në gjendje gadishmërije në rrugën e All-llahut, atij i shtohet puna e tij Ditën e Kijametit dhe sigurohet nga sprovimi i varrit” Kurse në një version tjetër , të cilin e transmeton Et-Tabarani, qëndron se Pejgamberi (Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) ka thenë: “ Dhe do të ngritet si shehid Ditën e Gjykimit”(Tirmidhiu,Ahmedi dhe të tjerët me zinxhirë të besueshëm të transmetuesve)
4.Vdekja Gjatë sëmundjes apo fatkeqësisë Vdekja , e cila është shkaktuar nga sëmundjet apo fatkeqësitë e caktuara, siç është përmendur në Sunnet, gjithashtu mban lajmin për përfundimin e mire.Ky hadith ka të bëjë konkretisht me murtajën: Trnasmetohet nga Aisheja (radial-llahu anha) se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut(Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) për murtajën e aj e ka lajmëruar se: “Ishte denim (vuajtje) që All-llahu ia dërgonte kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet).Nuk ka asnjë rob që gjednet në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut(për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godas përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar-e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit”. (Buhariu, dhe Ahmedi)
Krahas atyre që vdesin të vrarë në rrugë të All-llahut, egzistojnë shtatë lloje që konsiderohen shehidë:1.ai i cili vdes nga murtataja,2.ai i cili vdes i ngulfatur,3.ai i cili vdes në zjarr,4.ai i cili vdes nga pleuritisi,5. a ii cili vdes nga sëmundja e barkut, 6.ai i cili vdes nën gërmadha,7.dhe gruaja ecila vdes gjatë shtatzanis apo lindjes.(Në transmetimin e Ahmedit qëndron edhe vdekja nga tuberkulozi).
5.Vdekja gjatë mbrojtjes së të drejtave personale
Ata të cilët vdesin duke mbrojtur veten, familjen, pasurinë dhe fenë e vet apo çdo të drejtë tjetër ligjore apo ata të cilët padrejtësisht janë vrarë nga ata që zbatojnë padrejtësi apo tirani, konsiderohen shehidë.
Pejgamberi (Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) ka thenë: “ Ai i cili vritet duke mbrojtur pasurinë e vet apo pronën e vet është shehid; a ii cli vdes duke mbrojtur familjen e vet është shehid;a ii clili vritet për shkak të fesë së tij është shehid;dhe a ii cili vdes duke mbrojtur vetveten është shehid”. (Ebu Davudi,Nesaiu dhe të tjer me zinxhir të besueshëm të transmetuesve)
Pejgamberi (Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) ka thenë: “Ai vdekja e të cilit është pasojë e tiranisë apo padrejtësisë së dikujt , është shehid”
6.Vdekja ditën e Premte(Xhuma)[/b]
Për ata besimtarë muslimanë të cilëve All-llahu ua merr shpirtin ditën e premte, ditën kur falet namazi i xhumasë, All-llahu i Lavdëruar dhe i Lartësuar ka lëshuar Mëshirë të posaçme.
Transmetohet se i Dërguari i All-llahut(Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) ka thenë:
“Cdo musliman që vdes ditën e premte(xhuma) apo në fillim të asaj dite, All-llahu e mbron atë nga sprovimi i varrit.”(Shënuar nga Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjer me sinxhir të besueshëm të transmetimeve)
[b]7.Vetullat e djersitura gjatë vdekjes Vetullat e djersitura në prag të vdekjes gjithashtu është shenjë e cila sjell lajme të mira për muslimanët.
Burejde ibn El-Hasibi(radial-llahu anhu0 transmeton se kishte qenë në Horasan ku kishte një vëlla të sëmurë dhe e kishte gjetur në prag të vdekjes, vetullat e të cilit kishin qenë të mbuluara me djersë.Pastaj kishte kishte bërtitur: “All-llahu Ekber! Me të vërtetë i Dërguari i All-llahut(Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) ka thenë: “Vdekja e besimtarit është(e përcjellur) me djers në vetulla”(Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu me transmetues besnik) 8.Vdekja gjatë apo pas kryerjes së veprave të mira Konsiderohet si shenjë e mire dhe përfundim i lumtur kur vjen vdekja gjatë kryerjes së veprave të mira, si shenjë e devotshmërisë, ibadetit apo shumë pak pas kryerjes së të njejtave.Shumë hadithe të Të Dërguarit të All-llahut(Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) vërtetojnë një gjë të tillë:
“Kush shqipton sinqerisht shehadetin(La ilahe il-lall-llah), duke kërkuar knaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit, do të hyjë në Xhennet.Kush ka agjëruar atë ditëduke kërkuar knaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit do të hyjë në Xhennet.Kush jep sadaka duke krkuar knaqësinë e All-llahut dhe këtë e ka të fundit do të hyjë në Xhennet.”(Hadithi është i vërtetë e shënon Ahmedi)
All-llahu i Gjithfuqishëm me bamirësinë dhe mëshirën e Vet le të na dhurojë dashamirësi dhe mëshirë, ashtu që shpirtat të na miren deri s ajemi në gjendjen më të mire, le të na mrojë nga vuajtjet e varrit dhe zjarri i Xhehenemmit. All-llahu le të na fuse në mëshirën e Vet të pafund në Xhennet pa përcaktimin dhe dhënjen e llogaris.Me të vërtetë All-llahu është i Gjithmëshirshmi Ai i cili falë,Mëshiruesi.
Punoi: Ilaz Salihi..Student në Fakultetin e Shkencave Islame
Marënga libri:Qartësimi i Misterit të shpirtit Mustafa El-Kanadi F:25-32 E drejta e publikimit i takon vetëm webfaqes: www.islami-eshte-drit.piczo.com/Tema-islame | |
|