Pronari i shtëpisë Almir Vrucajnin thotë se shpirti që shihet në kulmin e shtëpisë së tijë nuk është i dëmshëm dhe nuk i bën askuj asnjë të keqe, trasmeton televizioni B-92.
Shtëpinë e Almir Vrujçanit nga lagjja Hagjet e Novo Pazarit e kanë pushtuar shpirtrat ndërsa për shkak të trazirave të shkaktuara përreth shtëpisë së tij u detyrua të intervenojë edhe policia.
Mediat serbe shkruajnë se qytetarët mblidhen përreth shtëpisë dhe falen duke u përpjekur që me falje t’i ndihmojnë familjes Vrujçanin që të çlirohet nga shpirti i keq, respektivisht dreqi. Policët me dy automobila po ruajnë shtëpinë e “pushtuar” për të parandaluar grumbullimin e njerëzve aty.
Familja luti të tubuarit që të mos qëndrojnë para shtëpisë. Thuhet se në shtëpi gjenden hoxhallarë të cilët lexojnë Kuranin, ndërsa disa prej tyre kanë ardhur bile edhe nga Bosnja.
Pronari i shtëpisë Almir Vrucajnin thotë se shpirti që shihet në kulmin e shtëpisë së tijë nuk është i dëmshëm
Dëshmitarët thonë se dreqi më së shumti rri në kulm, është i gjatë dy deri në tri metra, i veshur me të bardha dhe nuk i shihet fytyra. Disa bile thonë se shpirti dhe Almir Vrujçanin janë kapur fyt me fyt dhe se hija ia ka shqyer këmishën.
Mirëpor pronari i shtëpisë Almir Vrucajnin thotë se shpirti që shihet në kulmin e shtëpisë së tijë nuk është i dëmshëm dhe nuk i bën askuj asnjë të keqe, trasmeton televizioni B-92.
Besimtarët thonë se është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Novi Pazar. Gazeta serbe “Politika” shkruan se lagjja Haxhet është ndërtuar mbi varrezat e myslimanëve të pushkatuar gjatë viteve
1944-1945./yllpress/