Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ramazani Koha kur uria të shkon Thu 11 Aug 2011 - 14:59 | |
| Jemi në kohën kur uria të shkon si rroba e bukur në trup.Kjo është koha kur shpirti ynë idhnak që rreh brigjet si dallgë, bëhet I thellë si oqean.Nuk ka asnjë kohë tjetër, kur në krahrorin tonë mbjmë me krenari një uri kaq kuptimplote.
Nga një këndvështrim, Ramazan do të thotë “të kuptosh”.Edhe pse nuk është një uri e plotë, të bën të kuptosh më mirë atë që nga uria e plotë lidh gurët në bark.Duhet të ndërgjegjësohemi se jetojm krah për krah me të gjithë dhe, kur të pyetemi se “C`është uria?”, përgjigjen ta kemi gati.Uria e stomakut është e rëndësishme sepse thyen kryenecësinë e krenarisë njerëzore.
Gëzohemi dhe e harrojmë urinë në këtë kohë, kur shohim të formohet një bashkësi e ekuilibruar, kur në njërën anë qëndrojnë “Agnija-i-shakirin:”(të pasurit falënderues) dhe në tjetrën “Fukara-i-sabirin” (të varfrit durimtarë).
Po për ju, a ka rrugë tjetër përvecse t`I vishet kësaj urie një kuptim hyjnor? Për mua kjo është një mirësi hyjnore dhe është e pamundur që këtë mirësi ta gjesh në ndonjë kulturë tjetër.
Nga një këndvështrim tjetër, pë rata që kuptojnë, Ramazani është një rast madhështorë për të kujtuar anët tona njerëzore, si mëshirën, ndërgjegjen,,dhembshurinë dhe dahsurinë….
Shohim se koncepti I urisë është relative.Ndërsa uria e atyre që sulmojnë të mirat e kësaj bote me dëshirën për t`I shteruar të gjitha nuk ka fund , ata qhanë prej mirësive, duke u mjaftuar me pak, kurrë nuk ngelen të uritur.
A nuk varet gjithëcka prej këndëvështrimit? Kur shohim se ka njerëz që, megjithëse fitojnë para në shifra astronomike, vuajnë dhe janë të pangopur dhe të tjerë që punojnë me pagë të ulët,por kalojnë për bukuri, a nuk fillojmë të kuptojmë më mirë sekretin hyjnor, të quajtur “begati”?
Qentë lindin nga dhjetë këlishë në vit, ndërsa delet vetëm një qengj.Por shohim se delet janë tufa tufa,ndërsa qentë në numër të kufizuar.Ata që kuptojnë nga këto punë, thonë se delja është më e begatë se qeni.Nëse e vëmë trurin në punë dhe mundohemi të shohim me sytë e zemrës, a nuk mund të mësojmë që jetën e kësaj bote ta shohim ashtu sic është në të vërtetë?
Në atmosferën e Ramazanit materializohet, si begatia materiale, ashtu edhe ajo shpirtërore.Në këtë kohë, mardhëniet midis njerëzve janë më të begata se san ë kohë të tjera.Gjithashtu , jemi dëshmitarë se edhe bota jonë shpirtërore ngjyroset më tepër në këtë kohë.
Në një farë kuptimi, kjo kohë duhet marrë si një pikënisje.Fillo gjithcka nga zeroja.Fillo të shohësh gjithcka me një shikim ndryshe nga më parë.Këtu qëndron edhe sekreti i begatisë.A nuk e kërkojnë shumë prej nesh një gjë të till? Një arsye për të filluar gjithcka nga e para me një shpresë të re.E pse të mos jetë kështu? Eja pra, kapu pas një shprese të re.Në jetë ende nuk ka marrë fund cdo gjë.Do të shohim se dyert e një jete të re nuk janë edhe aq të kalbura.Sikur nuk denim që ajo priste vec një prekje tonën.
Kur të trokasim në derën hyjnore me uri në dorë dhe shpresa të mëdha Brenda vetes, do të shohim se gjithë bota do të vihet në radhë për të na ndihmuar.
Unë e besoj këtë , o lexues…nëse ti nuk beson, ta provosh gjë s`të kushton… | |
|