>>Pes femij te vdekur nga uria>>
Islamabad, 15 gusht – Pesë fëmijë kanë vdekur sot nga pasojat e urisë në rajonin pakistanez Kohistan, i cili ka mbetur i izoluar nga bota për arsye të përmbytjeve katastrofale në këtë vend
“Autoritetet kanë dështuar plotësisht kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmave për viktimat e përmbytjeve”, ka vlerësuar deputeti i parlamentit Abdul Satar Kan.
Ai ka shtuar se mungesa e madhe e ushqimit ka goditur shumë rajon në luginat Kundia dhe Sapt, si dhe në rajonet Patin dhe Dobair.
“Pesë fëmijë tashmë kanë vdekur nga uria”, ka thënë Kan, duke sqaruar se mjetet nuk mund të arrijnë deri te më të rrezikuarit për shkak të pamundësisë së qarkullimit nëpër autostradën Karakorum si dhe rrugët e tjera në këtë drejtim, njoftoi televizioni pakistanez “Don neps”.
“Numri i të vdekurve nga uria do të rritet në qoftë se austrada Karakorum dhe rrugë e tjera nuk lirohen për qarkullim, në mënyrë që ushqimi të mund të arrijë te viktimat e përmbytjeve”, ka tërhequr vërejtjen deputeti Kan.
Vlerësohet se nga 170 milionë banorë të këtij shteti ndër më të varfërit në botë, rreth 10 për qind e tyre kanë nevojë për ndihma emergjente.