Pyeta veten: Po ti shkruaja letër pejgamberit çfarë do ti kisha thënë?!
Esselamu-alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu o Pejgamberi im i dashur. Kjo është letra ime më e dashur që e kam shkruar ndonjëherë por…sikur kam frikë nga lapsi im. Koha në të cilën jetoj unë është shumë larg nga koha në të cilën jetove ti.
Është shumë ndryshe nga koha jote ,një botë e shkencës dhe rrokaqiejve por, një botë plot luftëra, trazira, pasiguri e padrejtësi, botë e turbulluar në të cilën nuk mbetëm pa u zhytur unë dhe umeti yt.
PYES: -Vallë çfarë do të thoshe kur të shihje sa shumë nga umeti yt në vend të Kuranit, dëgjon muzikë, në vend të hallallit, pëlqen haramin, në vend të xhamisë, pëlqen rrugën, në vend të mësimit, pëlqen dembelinë.
Unë jam një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeqare por shumica e moshatarëve të mia nuk falin namaz, nuk agjërojnë, nuk dine të lexojnë Kuran, e mbulesën as që duan ta përmendin edhe pse të gjithë thonë se janë muslimanë.
Serialet, këngëtarët, interneti, lojërat janë diskutimet në klasë, në mëhallë e kudo.
Në bisedat tona ti nuk je prezent, e në shkollat tona i kanë mbyllur dyert për ty, na dhemb shpina nga librat por feja jone përmendet në gjysmë faqe e emri yt vetëm në një rresht, secili vrapon për të na hutuar nga rruga e vërtetë që na e tregove ti.
Prandaj kisha frikë nga lapsi im o i Dërguari im i dashur . Por unë dua të takohem me ty në Xhenet prandaj do të mbështetem në Allahun dhe do të qëndroj fort sepse ti je mësuesi më i madh i njerëzimit.
Në këtë botë të çrregulluar, çfarë do të bëja unë pa udhëzimin tënd?
-Si do ta njihja unë Allahun tim?
-Si do ta njihja unë Kuranin tim?
-Si do ta njihja unë fenë time?
Këtë letër po e shkruaj në muajin Ramazan, në muajin më të bekuar,në të cilin Allahu i ka hapur dyert e xhenetit e kjo letër të ngjitet lart që për hir të kësaj vepre Allahu të më mëshirojë, të më udhëzojë dhe ditën e llogarisë të marr dëftesën me sukses të dalluar e ti të krenohesh me mua, O PEJGAMBERI IM.