Benini njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Beninit
Postuar më, 18 gusht 2011 - Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Beninit.
“Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli nga presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar”, bën të ditur zyra për informim e zëvendëskryeministrit Pacolli.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.
Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milionë banorë.
Zëvendëskryeministri Pacolli, sipas njoftimit, do të vazhdojë lobimin edhe në ditët në vijim.