Edhe Kosova Lindore mund të shpall pavarësinë?
Kërcënimit të serbëve të veriut të Kosovës për shpalljen e pavarësisë nga Kosova, u janë kundërpërgjigjur shqiptarët e Kosovës Lindore.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë në emisionin Info-magazina në Klan Kosova se shqiptarët në këtë rajon kërkojnë të jenë pjesë e Kosovës.
“Duhet të kërkojmë zgjidhjen më fatlume për shqiptarët që të jenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës. Nëse serbët e veriut e shpallin pavarësinë atëherë ne në Luginë do ta bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë reciproke”, ka thënë Mustafa.
Nga ana tjetër, Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se do të jetë iluzive për shqiptarët e Preshevës të shihet se kufijtë mund të ndryshojnë vetëm për ta në Ballkan, kur dihet se ka shumë pjesë tjera të Ballkanit të cilat mund të shpërthejnë.
“Orientimi ynë duhet të jetë realizimi i të drejtave tona që nga garantohen me konventa ndërkombëtare. Modeli Ahtisari është i pranueshëm për neve, të kemi poaq të drejta sa kanë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.