Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Shqiptarët e Kosovës Lindore do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë Mon 5 Sep 2011 - 22:48 | |
| Shqiptarët e Kosovës Lindore do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë Shqiptarët e Kosovës lindore do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë në Serbi që pritet të mbahet në tetor të këtij viti. Kuvendi i deputetëve shqiptar, që bashkon partitë shqiptare të kësaj treve, ka marrë një vendim të tillë për shkak të pamundësisë për të pasur një pasqyrë reale demografike për këtë pjesë. Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka thënë se as listat e regjistrimit nuk janë në gjuhën shqipe, por në serbisht dhe me shkronja cirilike. Sipas Halimit, me regjistrim nuk mund të shihet gjendja e vërtetë numerike e shqiptarëve pasi që shumë prej tyre janë shpërngulur nga këto treva. Në arsyetimin për bojkot përmenden edhe arsye të tjera si mosekzistimi i formularëve në gjuhën shqipe, që cenon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare, moskrijimi i kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar me 1999, largimi i popullatës pas këtij viti për shkaqe sigurie, pengesat e pajisjes me dokumentacion personal, problemet rreth rregullimit të vendbanimeve që synojnë ndryshimin artificial të strukturës demografike të këtyre komunave. | |
|