[
b]Deri: Enti për statistikë shtetërore, Komisioni shtetëror për regjistrim të popullsisë dhe amvisri
[/b]
Bashkësia Fetare Islame e R.M. është e informuar nga një numër i madhë i qytetarëve me përkatësi fetare Islame nga qytete të ndryshme të vendit, të njejtit na informuan për mos realizim të procesit të regjistrimit në mënyrë profesionale dhe qëndrimi jo konsekuent dhe i jo rregulltë i regjistruesve në terren.
Më sakt, te paragrafi për përktësi fetare duke mos i pyetur qytetarët me përkatësi fetare Islame të njejtët i regjistrojnë si musliman, gjegjësisht muslimane. Teksti në grafë është mjaft i qartë në të cilin kërkohet emri i fesë përkatëse dhe jo emri i pjesëtarit të së njejtës.
Emri i fesë sonë përkatëse është ISLAM dhe kjo sentencë duhet regjistrohet në garfin ku duhet shënuar përgjigjja dhe jo në të njejtën të shkruhet përkatësia musliman, më sakt, këtë që e sugjerojnë vetë regjistruesit me tendencë që kur të grumbullohet numri i përgjithshëm të përkatësisë fetare me besim Islam do të jenë të prezentuar me emra të ndryshëm me çka qëllimisht do të zvogëlohet numri i pjestarëve të Islamit në vend.
Ju lutemi që instruktorët Tuaj le t’iu tregojnë realizuesve të regjistrimit në terren që në grafën e paraparë të regjistrojnë emrin e përkatësisë fetare e jo diçka tjetër.
Me respekt,
Reis ul Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi