Javën e kaluar biznesmeni francez pagoi gjobat e dy grave në Belgjikë të cilat bartnin nikabin në publik
Biznesmeni Rachid Nekkaz ka themeluar një fond prej
një milion eurosh, i cili duhet të mbulojë koston e dënimeve të grave të
cilat në Francë dhe Belgjikë do të dënohen për bartjen e nikabit në
publik.
“Franca dhe Belgjika kanë vendosur ta ndalojnë lirinë
e grave që të vishen sipas zgjedhjes së tyre”, tha ai para zyrave
komunale të Brukselit, pasi pagoi dënimin e dy grave muslimane, të cilët
ishin gjithashtu të pranishme.
“Mendoj se është e papranueshme që qeveritë evropiane të kalojnë një ligj që nuk i respekton të drejtat e individëve “.
Belgjika gjatë muajit të kaluar ndaloi bartjen e çdo veshjeje që mbulon
fytyrën në publik, ndërsa Franca ishte vendi i parë që miratoi këtë
legjislacion në Evropë.
Në deklaratën e tij Nekkaz tha se planifikon t’i
padit të dy vendet. “Unë do të padisë të dy vendet në gjykatat e tyre
kombëtare, dhe më pas edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e
njeriut, sepse ato shkelin lirinë individuale”./IGJ/