Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Edhe Italia do ta ndaloje nikabin në vendet publike Wed 3 Aug 2011 - 14:19 | |
| Një komision parlamentar i Italisë ka miratuar projektligjin që ndalon gratë të mbajnë shami që mbulojnë tërësisht fytyrat e tyre në publik.Drafti i miratuar nga komisioni për çështje kushtetuese ndalon gratë të veshin nikabin apo të ngjashme. Franca dhe Belgjika janë dy vendet evropiane që tanimë kanë ndaluar bartjen e nikabit që mbulon fytyrën në publik. Projektligji italian parashikon një dënim prej 150 deri në 300 euro për ata që do të shkelin ligjin dhe një lloj pune shoqërore, njofton Ansa. Ndërsa dënimi për ata të cilët do ta detyrojnë dikë të vesh nikabin është 30.000 euro dhe 12 muaj burg. Barbara Saltamartini, nga partia e Berluskonit e përshëndeti këtë veprim. “Përfundimisht, miratimi i këtij ligji do ti jap fund vuajtjeve të shumë grave që janë detyruar të bartin nikabin apo burkën, çka shkatërron dinjitetin e tyre”, tha Saltamartini në një deklaratë për publikun. Mirëpo ajo si duket nuk e ka paraparë se çfarë do të bëhet me ato gra që nga dëshira e tyre mbulojnë fytyrën dhe vallë, a do t’u rrezikohen disa të drejta atyre. (Breziiri) | |
|