Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Edhe Belgjika mendon ta ndalojë perçen Fri 27 May 2011 - 10:23 | |
| Qeveria belge është shumë pranë marrjes së një vendimi për ndalimin e perçes në vendet publike, duke u bërë vendi i dytë në BE që e merr këtë hap. Senati belg e kaloi pa asnjë kundërshtim këtë projekt ligj të parlamentit. Sipas agjencisë së lajmeve Belga, senatit iu lanë pesëmbëdhjetë ditë për tu shprehur kundër projektligjit, gjë e cila nuk ndodhi.
I njëjti projektligj kaloi dhe një vit më parë në parlamentin belg, por që u la pas dore pas shpërndarjes së parlamentit për shkak të krizës politike.
Sipas agjencisë së mësipërme, këtë herë projektligji do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pasi të bëhet njoftimi në shtypin zyrtar.
Pothuajse të gjithë forcat politike e kanë mbështetur këtë projektligj, përveç të gjelbërve, të cilët abstenuan gjatë procesit të votimit. Sakaq, shoqatat e të drejtave të njeriut dhe organizata të ndryshme e kanë kritikuar këtë projektligj, i cili shkel te drejtën e shprehjes së fesë, ku gratë janë shtresa më e dëmtuar. (ardhmeria)
| |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Edhe Belgjika mendon ta ndalojë perçen Fri 27 May 2011 - 21:53 | |
| Ehhh edhe Belgjika po vepron keshtu ..ku nje pjes e madhe atje jan turq dhe shqiptar | |
|