Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 26 Ramazan, 468 pas hixhrit Sat 27 Aug 2011 - 12:17 | |
| Në vitin 617 pas hixhrit, mongolët vunë nën tehun e shpatës vende si Samarkanda, Reid dhe Hamdani, ku vdiqën mbi 700000 njerëz dhe shumë të tjerë u zunë robër.
Në vitin 656 pas hixhrit, Hulagu, nipi i Xhengizi Khanit vazhdoi po të njëjtin shkatërim. Madje, u plaçkit dhe Bagdadi që ishte kryeqendër e myslimanëve.
Disa të dhëna tregojnë se më shumë se 1.800.000 myslimanë u vranë në një masakër të llahtarshme.
Të krishterëve iu tha të hanin mish derri dhe të pinin verë, nderkohë që myslimanët që mbijetuan u detyruan me forcë të merrnin pjesë në „gostinë“ e tyre. Vera derdhej nëpër xhami dhe ezani nuk lejohej të këndohej fare. Në zgjimin e një fatkeqësie të tillë dhe me kërcënimin e gjithë botës myslimane dhe më pas me Evropën që i nënshtrohej të njëjtit fat, Allahu zgjodhi nga mamlukët e Egjiptit Sejfedin Kutzin, që bashkoi ushtinë myslimane dhe u përball me mongolët në Ain Xhalut më 26 Ramazan 468 h.. megithëse ndodheshin nën një trysni të madhe, myslimanët me ndihmën e Allahut, me një strategji dinake dhe me një zotësi të qëndrueshme dhe të patrembur, e mposhtën ushtinë mongole dhe fshinë nga faqja e dheut këtë baticë terrori të paparë.
E gjithë bota e qytetëruar mori frymë thellë dhe ushqeu respekt e nderim kundrejt arritjeve madhështore të këtyre bijve fisnikë të botës islame. | |
|