një djalosh 22 vjeqar , Elhamdulilah Allahu me ka udhëzuar ( fali
namaz ) që 5 vite. Mundohem të jem ndjekës i sunetit të Pejgamberit (
salAllahu alejhi ve selem ) . Mundohem që kontributin tim fetar ta japë ,
por më shumë metoda ime është përmes të shkruarit. Merrem shumë më
forume ku e shfrytëzoj edhe mundohem që të bëhem sebep që ta udhëzoj
dikë në rrugën e Allahut. Jam antarë i njohur në forume të xhahilëve
poashtu edhe në forumet islame dhe iu baj davet ku jemi nje grupë me do
vllazni edhe kemi pasë sukses por në mesin e atyre kan pas shum që më
kan kundërshtu, ofendu etj. Kur ndonjë gjë që më pyesëshin e nuk dija ti
përgjigjesha i kthehesha librave por edhe në shumicën e rasteve
hoxhallarëve ( talebeve ). Shumë adresa më regjistrofshin në MSN . Një
ditë më rexhistroj një adres ku e pranova . Pas disa kohësh kjo adres që
me rexhistroj me pershëndeti edhe më tha a ban një pyetje edhe pasi që
ma parashtroj edhe ia ktheva përgjegjen, filluam kështu më bisedë edhe
ajo zgjati një kohë afro 2 orë, kjo ndodhi më 18 Gushtë.Gjatë kësaj
bisede, bashkëbiseduesi ishte vajzë e moshës 20 vjeqare edhe pasi që ajo
u qel në bisedë edhe ajo filloi me disa shprehje që nuk na kan hije
neve muslimanve. Më mashtroi shejtani edhe na la një përshtypje të mirë
në bisedë, kështu që nesër une ia shkrujta një mesazh edhe i thashë se
kam dëshirë përsëri me fol me ty , poashtu edhe ajo e ka mirëprit shumë
këtë ftesë timen. Filluam në bisedë edhe pyetje pas pyetjeve ajo më tha
se une kam dëshirë që të martona me një djalë që është fetar , por unë i
thashë se fetart kan kushte, ajo ma ktheu se cilat jan ato kushte që i
jepni ju ? Unë ia ceka disa kushte ku njëra nga ato ishte që të mos ta
ketë të kaluarën e përlyt ( të jetë e ndershme ) edhe tash ta vendos
mbulesen. Filluam ta bënim që të flasim ditë-përditë deri sa edhe u
“dashuruam”. Ajo e kishte në shtëpi internetin dhe pohonte se e ka të
kufizuar internetin se sa me nejt dhe se nuk e lëjnë të shtëpisë . Ajo
thoshte se nuk është në rend për fejes sepse i kishte 3 vëllezer edhe 1
motër para saj. Pas një jave bised ajo më befasoi ku deklaroi se është
mbuluar . Allahu Ekber shumë u gëzova për këtë, por tash ajo kishte
probleme me familje sidomos me babain e saj ku edhe e kërcenoi me largim
nga shtëpia përshkak të mbulesës së saj. Por ajo ishte e përmbajtu edhe
u qetësuan disi familja e saj . Ne vazhdonim biseden tonë të
përditshme. Në atë kohë unë e kisha një shokë shumë të ngushtë por edhe
ajo e kishte një shoqe shumë të ngushtë, kështu që edhe ata i njoftuam
dhe që këshu u shtua lidhja edhe më shumë. Ajo betohej se me donte shumë
, edhe më shumë se veten e saj , por edhe unë gjithashtu e doja shumë
atë vajz ku pos saj më nuk me shkojke mendja te askush . Isha në gjendje
të bëj çdo gjë për atë vajzë, çdo ditë folnim në internet më orë të
tëra. Unë nuk e kisha internetin në shtëpi kështu që më duhej gjithnjë
me udhëtu por e kisha afër shumë net-in. U çelëm shumë në bisedë me atë
vajz, ajo gjithnjë qelte tema për ti shtjelluar ne , tema që ishin 100 %
erotike ( stagfurllah ). Folnim fjalë që është turp të fliten mes
burrit dhe gruas. Mi shkruante nga disa mesazha në ditë dhe pohonte se
nuk po muj me nejt pa ty, unë çdo pushim që e kisha e shfrytëzoja në
internet , ku shpesh kam dalë edhe nga orari i punës veq me pa se a mos
kam ndonjë mesazh të ri. Shumë duheshim në mes veti , thonim se askush
tjeter pos nesh nuk duhej kaq shumë . Fillova ta humb kohën shumë . Isha
duke mësuar me një kurs fetar nga disa hoxhallarë ( ndjekës së sunetit )
ku para se të njoftohesha me këtë vajz isha nxënësi më i rregullt ,
asnjëher asnjë munges nuk e pata bë , gjithashtu në ligjëratat e hapura
gjithnjë shkoja prej të parëve, por tash filloi të ndryshoj jeta ime .
Edhe pse përsëri shkoja në mësim te hoxhallarët nuk e kisha atë
koncentrim në ligjërata, fillova të bëhem dembel , në ligjëratat e
hapura ku gjthnjë shkoja prej të parëve, fillova të shkoj pasi kishte
filluat ligjërata shpesh herë edhe në fund të ligjërates por ndodhte
edhe hiq të mos shkojë. Ia pata treguar asaj të gjitha sekretet e jetës
time të cilat askush pos Allahut ( subhanehu ve te’ala ) nuk i dinëte.
Edhe ajo me tregonte gjëra të jetës së saj. Ia dhamë besën njëri-tjetrit
se me lejen e Allahut ne do të martoheshim në mes veti dhe të kalojmë
bashk në këtë botë edhe në xhenet inshAllah. Ajo më thoshte se prinderit
i ka të shumë të rrezikshëm , dhe se nuk e lëjnë me dal askund. Thoshte
se është e izoluar dhe tërë ditën, rrinë në shtepi e mbyllur së bashku
me motrën e saj . Thoshte se kur të thua ti do ti them babait tim se unë
jam e dashuruar në një djal dhe se pos tij nuk marr askënd, por e patëm
lan pas Ramazanit. Thoshtë se kurrë nuk ka shkuar në xhami, se nuk e
lëjnë prindërit , thonte së paku të shkojë deri tek dera e xhamisë asgje
tjeter nuk dua. I premtojsha se nëse martohem me ty edhe në namaz të
sabahut do të shkojm bashë në xhami. Betohej duke thënë: Pasha Atë në
dorën e të cilit është shpirti im – se unë të dua shumë , vetëm ty të
dua . Thonte se nëse nuk martona me ty do ta mbys vetën – kjo shumë me
dhimbte mua edhe e këshilloja se nuk ban ashtu, thoja se nuk ban me i
humb shpresat për bashkimin tonë , isha në gjendje ta pres edhe shum
shum vite sepse më të gjitha vajzat tjera nuk me dukeshin asgje. Më
thonte se edhe nëse nuk të marr ty, gjithmonë do të dua ty , djalin tim
do ta emëroj me emrin tënd për mos me të harru kurrë. Shumë banim
hajgare në mes veti, folnim për natën e dhëndërrisë për shumë gjëra. Më
thonte se shumë po qanë edhe menzi po e pret orarin tonë për me fol .
Duke biseduar dalë-ngadal i afroheshim muajit të shejtë të Ramazanit . I
thashë se deri më tash kemi folë shum shum gjëra që Allahu nuk është i
kënaqur, e kështu që ne ramazan do ti ndalim ato shprehje edhe ndoshta
krejt bisedën . Në fillim të Ramazanit nuk hysha hiq në net por dal
ngadal filluam përsëri me folë por vetëm gjëra të thjeshta e jo shprejhe
të fëlliqura . Bajshim gjithnjë dua në kohë të iftarit dhe të syfyrit
që Allahu të na bashkojë në dunja dhe ahiret. Edhe gjatë bisedës me atë
vajz vendosa që unë të iu tregoj familjes time se e dashuroj një vajz .
Familja ime e mirëpriten këtë lajm dhe shumë u gëzuan. Vendosen familja
që në pranver me e ba fejesn ( nëse është e caktuar ) . E nga familja e
saj e dinte vetem morta e saj. Fotografin e asaj vajze e mabja në
telefonin tim dhe çdo moment u thelloja në shikin e asaj foto. Shumë
ishim të gëzuar që ishim bashkë. Afrohej fundi i Ramazanit ne çdo ditë
folin mes vete edhe na shtohej dashuria edhe me shumë. Shpeshherë na
zinte koha e iftarit ne duke folur bashkë. Në natën e 27-të të Ramazanit
( natën e Kadrit ) e prita por nuk hyri ajo në net , por 5 min para
iftarit hyri ajo edhe me tha se nuk munë shum me nejt por veq deshi të
më tregoj se sot familja e saj për herë të parë ne jetën e saj kan
vendos me i dërgu fëmijet në xhami, edhe që kjo ishte shumë e
emocionune. Unë shumë u gëzova për këtë lajm . Të nesërmen hyra në net
edhe e prita por nuk hyri ajo në net, por ia shkrujta një mesazh. Hyra e
nesërmen tjeter edhe po e shohë se nuk ma kam kthy mesazhin , e prita
deri kah iftari edhe përseri i shkrujta se të kam prit por ti nuk dole.
Aq
shume u patëm dashuru sa që ia dhamë njëri-tjetrit edhe pasvordat . Në
diten e tret pasi e fala namazin e ikindis edhe hyra në net , e kur e
pashë se më ka ardhë një mesazh në emër të saj. Por kur po e lexoj edhe
po me thotë: Unë nuk jam e dashura jote por jam morta e saj dhe me shumë
keqardhje të lajmëroj se : E dashura jote nga nata e Kadrit gjendet në
spital ! ? Më tha se atë natë kur shkuam në xhami tha se e dashura jote
më tha se mu ka qelë zemra edhe tha se tërë namazin ka qajt. Pas namazit
duke u kthyre në shtëpi tha kerrin e tyre e goditi një shleper ku tha
vajzën tënde e kan dërgu në spital edhe se 2 ditë gjendet në shok sobë
edhe tha se doktorri ka thënë se nuk ka shanca me shpëtu . Kur e lexova
këtë mesazh mu ka dobësu trupi im , duart nuk më banin punë që ta
udhëheqi mausin, fillova të qaj në internet me të madhe. Të gjithë që
ishin afër meje në internet me shikonin se çka ka ky njeri që po qan kaq
shumë ? Papritmas kur u qel adresa e saj dhe aty ishte morta e saj.
Menjeher e pyeta se qysh o vajza ime , ajo më tha se sot pas drekes ka
vdek. Shumë u dëshprova edhe më shumë kam qajt. Nuk kam shkuar në shtëpi
por drejt në xhami kam shkuar edhe kam kam hy në Kur’an-otek edhe jam
mbyllë i vetmuar duke qajtë një kohë të gjatë deri kah koha e iftarit.
Kemi pas organizuar një iftar në restaurant me vllazni atë ditë dhe kur
shkova të gjithë shoqnia hanin por mua nuk më haej edhe pas bukës jam
nda veq edhe përsëri më kan shpërthyer lotët edhe nuk jam ndal. Atë natë
nuk kam mujt me fal namaz të teravis por vetem farzin e jacis edhe kam
dalë. Kam hy në net edhe i kam dërgu motres së saj mesazh që të më
thirrë në telefon për të më tregu se në sa ora është vorrimi edhe në
cilën xhami do të falet namazi i xhenazes. Atë natë nuk kam fjetë tërë
natën. Nuk më merrte gjumi dhe rrija me telefon në dorë duke pritur
thirrjen nga motra e saj për të më treguar për kohën e vorrimit. Me mua
atë natë rrishin edhe dy shokët e mi të ngushtë. Atij shokt i bëri
telefoni edhe ai dual jashtë edhe foli me dikan. Pas një kohe unë e
pashë se nuk po më vjen thirrja në telefon e atëher vendosa edhe po i
thamë atij shokut se pas namazit të sabahut do të nisemi për në atë vend
edhe pse nuk e di kur do të bahet vorrimi por në atë vend kam shumë
vllazen edhe ata do të më ndihmojnë, kur papritmas ai shoku më tha se
atë e kan vorros se i ka lajmëru ajo vajza që i patëm njoftuar ne.
Fillova përsëri të qajë sepse u dëshprova që nuk mujta të ia fal namazin
e xhenazes, deri sa erdhë koha e namazit të natës, e tani shkuam në
xhami për Kijamu Lejl edhe kështu që nuk më mbanin këmbët atë natë por
veq 4 rekat i fala. Kështu vazhdova, dhe të nesërmit nuk shkova në punë .
Ua tregova shtëpisë time se vajza që e dashuroja tashmë kishte vdekë.
Qajtën familja im sidomos nëna ime ku ajo dy ditë ishte shtrirë nga
vuajtja. U afrua edhe dita e Fitër Bajramit, unë nuk isha i qetë. As nuk
shkoja për vizitë por edhe kur vinin te ne për vizitë nuk dilja për me i
mirëpritë. Vetëm shkoja në xhami edhe aty ishte vendi i vetëm ku mund
të qetësohesha. Kur shkova në internet e pashë se më ka ardhë një mesazh
ku ma kishë dërgu motra e saj dhe më kërkoi falje se nuk ka mundur të
lajmëroj për vorrimin sepse edhe ajo vet nuk e dinte të sigurtë këtë
gjë, por veq kur ka ndëgjuar nga babai se tash po e dërgojm në varrin e
saj. Pastaj edhe mi tregonte shumë disa ngjarje të jetës së sajë sidomos
pasi që u njohë me mua. Më tregonte se qante shumë se më thojke se ajo
shumë të ka dashtë ty, dhe shumë tregime tjera që më rrjedhin lotët. Nga
ai moment që pata ndëgjuar se ajo ka vdekë unë në namazet sunet që i
falësha gjithnjë në
e bëja këtë dua: O ZOTI IM FALE SARËN, O ZOTI
IM MËSHIROJE, O ZOTI IM ZGJEROJA VARRIN, O ZOTI IM NDRIÇOJA VARRIN, O
ZOTI BËNJA VARRIN NJË KOPSHTË PREJ KOPSHTËVE TË XHENNETIT E MOS IA BËN
NJË GROPË PREJ GROPAVE TË XHEHENEMIT, O ZOTI IM QELJA NJË DRITARE PREJ
DRITARËVE TË XHENNETIT, O ZOTI IM NA BASHKO NË XHENNET NEVE TË DYVE etj .
Më thonte motra e saj se shumë po mërziten familja e saj, dhe më tha se
edhe vëllau që ishte me të kur bënen ndeshje komunikacioni dhe se
vëllau i saj i kishte thyer krahun edhe një brijë, atij nuk i kishin
treguar për vdekjen e saj dhe se ai shumë shumë u mërziste. Unë isha i
ftohur, edhe nuk mendoja më për martesë për një kohë të gjatë apo edhe
ndoshta hiq më ( për tërë jëtën ) . Të gjithë vllaznia kur më shihnin më
thonin se nuk je mirë , ke ndryshua shumë , as nuk po qeshë, sytë kuqë
po të rrinë edhe shumë ke ra ( ke humb shumë kilogram ) por unë nuk
flisja, kështu vazhdova . Pasi kaloi Bajrami më 27 Tetorë hyra në
internet ta shikoj MSN mos ma ka dërguar ndonjëkush ndonjë mesazh, por
kur e pashë së më kishë ardhë një mesazh nga adresa e asaj vajze që e
doja as shumë. Fillova ta lexojë mesazhin dhe duke lexua fillova të mos
iu besojë syve të mi ! Shkruante në mesazh se : Ma ban hallall , se të
kam gënjyer , sepse Sara nuk ka vdek, une jam gjallë, e gjitha që kam
bërë deri më tash ka qenë hajgare ! ? Thotë: Une jam një vajzë 19
vjeqare e cila jam e martuar dhe kam një fëmijë dhe jamë e mbuluar por
deri më tash kam bë hajgare me ty. Tash tha ti mund të bën çka dëshiron
me mua, thotë edhe unë tash vërtet jam dashuruar në ty, nuk po muj me u
kujdes për fëmijen tim, burrin nuk po e dua ma siç e kam dashur me parë,
andaj sikur të mos isha kanë e martuar do të merrja vetëm ty. Sikur të
kisha mundësi thotë do ta leja familjen time, do ta leja burrin dhe
fëmijën tim dhe me ty të shkonim së bashku në xhihad. Vërtet thotë me
vjen keqë për atë e sidomos për nënen tëndë ...! Isha i befasuar me këtë
që e pashë . SubhanAllah dy muaj e gjysmë mi humbi kotë, më shkatërroj
jetën time, ma shqetësoj familjen time edhe në fundë më thotë se bëra
hajgare , andaj ma ban hallall ! Nuk mund të besoja edhe filloi dhe më
hyri urrejtja edhe filloi të më dhimbte koka nga kjo që pashë. Atëherë i
kam shlyre 74 mesazhe që mi ka dërguar ajo ( që i pata ruajtur ) edhe
fotografinë e saj të rreme. Atëher ia kam shkruar një mesazh dhe i kam
thënë: Allahu më faltë mua për ato mëkatë që i kam bë. A vërtet kjo
është hajgare ! ? - A e dinë se sa kohë kam humbur me ty - A e din se ti
ma ke nxirë zemrën time me mëkate - A e din se ti ma ke shkatërruar
jetën time - A e din se ti ma ke shqetësua familjen time - A e din se sa
lotë kam derdhur për ty - A e din se sa ligjërata Islame i kam humbur
pas teje - A e din se sa para kam shpenzuar duke folur me ty I kam thënë
se ti së pari je betuar në Allahun rrejshëm me dhjetra herë, ti e ke
tradhëtura burrin tënd, ti luan me ndjenjat e muslimanëve, andaj çka
pritet prej një nëne të tillë ? Dhe në fund thua : MA BAN HALLALL SE
HAJGARE KAM BA ! Kurrë i kam thënë nuk ta bajt Hallall, edhe dije se në
Ditën e Gjykimit do të kërkoj para Allahut të Lartëmadhëruar drejtësi. I
kam thënë , se deri tash ti ke udhëheq këtë lojë, por tash e tutje unë
do ta udhëheqi. Pas një kohe një vëlla i zbulojmë të gjitha rrethë asaj
vajze se: Kush është ajo vajz, emrin e saj të vërtetë, mbiemrin e
vajzërisë dhe të nurësirë, emrin e fëmijes, emrin e burrit, burri i vet
se çka punon, adresen se ku jetojnë edhe numrin e telefonit . I kam
lajmëru asaj vajze dhe i kam thënë përsëri se tash “ une udhëheqi
lojën.” I kam thënë se ashtu siq ti luajte me familjen time edhe unë
tash do ta lajmëroj burrin tënd dhe do ti tregoj për çdo gjë që ka
ndodhë edhe do t’ju shqetësoj familjen tënde. Por VALLAHI BILAHI TALLAHI
përsëri mu ka dhimbtë që të shkatërrohet një familje Muslimane edhe tek
fundi i fundit mu dhimtë fëmija, sepse ai nuk ka faj aspak dhe mu
dhimbtë edhe e lash me kaq. Pas një kohe u qetësova edhe vazhdova dhe iu
ktheva jetës time normale, iu ktheva ligjëratave dhe brenda dy javëve
me lajmëruan vëllezerit nga një shoqatë se ti je në listën tonë për të
shkuar në Haxh. Allahu Ekber shumë u gëzova , e dorzova pasaporten dhe e
kryta Haxhin dhe brenda vitit u fejova me nje vajz te ndershme.
Prandaj
i këshillojë të gjithë vëllezërit Musliman që të kenë kujdesë nga
Interneti , sepse Interneti është shpatë me dy tehë. Muslimani duhet t’i
shfrytëzoj anët e mira të internetit, ato që i shërbejnë fesë dhe jetës
së tij, e jo ato që e prishin fenë dhe jetën e tij.
E LUS ALLAHUN
E LARTËMADHËRUAR QË TË MË MËSHIRONË MUA DHE TË MI FALË MËKATET E MIA QË
I KAM BËRË, DHE TË MA JEPË NDERIN QË TË BIE SHEHID NË RRUGËN E TIJ -
ALLAHUME AM