Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime,
shumë trazime iu sollën në kokë.
Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte
nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dërgojë një falënderim Zotit
për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
- O Zot, o Allahu im, falënderimet të qofshin Ty, ti je Mëshirues,
Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Pas kësaj lutje
Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja
që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke
dhuruar. Kjo frazë e fundit i përsëritej.
- Eh Zot, sa shumë të mira që mI ke dhënë e që dikush nuk i ka. Menjëhere
filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
Ngriti kokën nga jastëku derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin nga
koftori e përkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta
dikush sonte ka rënë për të fjetur, me dert sepse nuk ka meçfarë ta shtrojë
sofrën e syfyrit?!
Kështu duke u menduar e kujtuar, i mbushur përbrenda me një mërzi që e kishte
kapluar, vonë vërejti se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të nxehtë, lotë që
dalin jashtë e që kroin e tyre e kishin në zemrën e Abdurrahmanit, emri i të
cilit tregonte se vërtetë ai ishte rob I Mëshiruesit. Ashtu qëndroi deri në
cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po
bëhej gati për të ngrënë syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin
duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar
brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta
gëzojnë syfyrin. Pasiqë buka ishte gati, u ul dhe filloi të hajë por kafshata
e parë i lidhet në fyt dhe nuk mundet ta përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën
e parë ndërsa sytë e tij ishin ngulitur në një qoshe të sofrës.
- Abdurrahman, çfar ke? E pyeti e shoqja.
- Asgjë, asgjë! U përgjigj Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli
edhe njëherë:
- Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
- Si mendon?- e pyeti Eminja.
- A ke pyetur veten se sofra jonë përplot me të mira,ndërsa sofra e dikujt
asgjë nuk ka, apo vetëm bukë të thatë?!!
Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan ti dalin,
thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë
dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas
tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
- Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një vendi
të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt, ndërsa dyqanet gjatë
Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me një qëllim
të vetëm. Kishte vendosur që t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!
- Selamu alejkum.
- Alejkum selam Abdurrahman, urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
- Jo, ngrëna syfyr, por dua të blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më
shpejtë se nuk kam kohë.
- Po, menjëherë, urdhëroni çfar po doni?
Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë
ishte nisur drejt një shtëpie gatitë rrëzuar, e cila gjendej në skaj të
qytetit. Pullazi
I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e kuqërremta
pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë. Trokiti në derën kryesore,
e cila me të hyrë të çonte në një oborr të vogël. Nga plasat e derës vërejti
se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet
një zë I çirrur I një plaku:
- Kush është?
- A je këtu o xha Brahim?
- Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi,
një I moshuar që I kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në
ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të parë se kush po e thërret,
xha Brahimi lëshoi zë:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte
pronarin me zemër të madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat I ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti
Abdurrahmani.
Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
- Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha
ndërmend të zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të them?..pasoi
heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha Brahimi. Abdurrahmani
ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas këtyre fjalëve, dhe shkurt
u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre I kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku I
shkretë ku ta dij se sa ditë I ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë
e tij filluan t?I dalin lotët pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot
me të mirat që I kishte blerë.
Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk e humb
këtë popull derisa ka njerëz si ti?. Por loti e tradhëtoi. Abdurrahmani bashkë
me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në shtëpi. Të nesërmen
pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak të namazit të xhumasë,
me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku
me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes. Abdurrahmani
me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha
Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti
që t?I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç Allahut.