Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ibrahim Et’hemi dhe mesazhi që mori nga guri Mon 5 Sep 2011 - 16:01 | |
|
Ibrahim Et’hemi, një ditë, tek po ecte, në rrugë pa një gurë , në të cilin ishte shkruar: „Ktheje dhe lexo“. Kur e ktheu, lexoi këtë citat:
„Në qoftë se nuk vepron sipas atyre që ke mësuar, atëherë pse dëshiron t’i mësosh ato gjëra që nuk i di“.
Ibrahim Et’hemin këto fjalë e prekën shumë.
Me këtë rast i nxori këto fjalë, që për ne sot do të ishin shumë domethënëse dhe të dobishme. Ai tha: „O Zot, ai që të njohu, nuk të njohu siç duhet, po ku mbet puna e atij që nuk të njohu fare.“
Ai pas këtyre fjalëve qau, e qau… e zemra iu mbush me përkujtim ndaj së Vërtetës.
(Breziiri) | |
|