Ministri
izraelit i Intelegjences i konsideron si “të rënda dhe serioze”
kërcënimet e kryeministrit të Turqisë, se tani e tutje anijet turke që
çojnë ndihma në Rripin e Gazës do të shoqërohen nga luftëanijet e
vendit të tij.
“Këto deklarata janë të rënda dhe serioze, mirëpo nuk do të vazhdojmë polemikën”, deklaroi sot Dan Meridor për radion ushtarake.
“Është më mirë të heshtim dhe të presim, nuk është në interesin
tonë të ashpërsojmë situatën duke u përgjigjur me sulme verbale”, deklaroi ky zyrtarë i lartë.
Megjithatë, ai tha se “Turqia do të shkel të drejtat ndërkombëtare”,
nëse do të mundohet që me forcë të kalojë bllokadën detare të gazës,
për arsye se një komision i OKB-së e ka pranuar si legjitime këtë
bllokadë.
“Luftanijet turke do të mbrojnë anijet humanitare turke të cilat
do të dërgojnë ndihma në Rripin e Gazës” e cila është nën bllokadën
izraelite”, deklaroi të enjten kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, njofton Aljazeera. (Breziiri)