Do të kisha dashur të këshilloj motrat e nderuara se si të mbajnë dhe shtojnë bukurinë dhe të jenë sa më tërheqëse, ndërsa të mos humbin orë të tëra duke qëndruar para pasqyrës.
‘Sy të bukur’
Uleni shikimin para meshkujve dhe sytë do të jenë të pastër dhe do të shkëlqejnë. “Thuaju edhe besimtareve le t’i ulin shikimet…” (Nur, 31)
‘Buzë tërheqëse’Bisedoni me kujdes dhe me ëmbëlsi me prindërit dhe motrat tuaja, fol vetëm të vërtetën dhe largohuni nga fjalimet e kota. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le ta thotë vetëm të vërtetën, ose le të hesht. (Muslimi).
Nderi i pastërRuaje nderin dhe turpin. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Turpi nuk sjell asgjë tjetër veç se të mirën.” (Buhariu dhe Muslimi)
Pamje të freskët dhe rrezatueseBëhu sa më e buzëqeshur me familjen dhe motrat tuaja në islam, Abdullah Ibn el-Haris ka thënë: “Nuk kam parë dikë që ishte më i buzëqeshur më shumë se i dërguari i Allahut s.a.v.s.”(Ahmed).
Trup dhe fytyrë të pastërShtoni sa më shumë istigfaret dhe jini gjithmonë me abdes sepse, në dashtë Zoti, do të pastrohen mëkatet tuaja.
“…Allahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.” (Bekare, 222)
Flokë dhe lëkurë të bukurRuajuni nga shikimi i meshkujve duke u mbuluar me hixhab. Aisheja r.a ka thënë: “Çdo grua që zbulohet në shtëpinë e huaj – i ndërpret të gjitha lidhjet me Zotin e saj.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu).
Zbukurimi dhe bizhuteritëZbukurohu me modesti dhe mos neglizho ndihmesën ndaj atyre që kanë nevojë, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu më ka shpallur që të jeni të butë dhe modest ndaj njëri tjetrit dhe askush të mos jetë kryelartë ndaj tjetrit.” (Muslimi)
DietaNdaje ushqimin me të tjerët. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Ushqimi i një njeriu mjafton për dy persona, ushqimi për dy persona mjafton për tre, ndërsa ushqimi i tre personave mjafton për katër vetë.” (Tirmidhiu, Ahmedi)
Një shpirt dhe trup të shëndetshëmLute dhe përkujtoje Zotin në çdo kohë. Falni njerëzit që ju lënduan në afatin më të shkurtër dhe jini durimtare gjatë sprovave. Falënderojeni Allahun për mirësitë e shumta të durimit.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Musai a.s e ka pyetur Zotin: “O Zot, Cili është robi Yt më i zgjedhur, “Ai iu përgjigj: “Ai fal kur ka mundësi të dënoj.” (Bejheki)
I Dërguari i Allahut s.a.v.s:“Bota është përplot kënaqësi, ndërsa më e mira prej tyre është një grua e pastër.” (Muslimi)
(Breziiri)