Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: FRYTET E PEMËS SË NUBUVETIT Sun 11 Sep 2011 - 20:35 | |
| Një ditë, Hazreti Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ves-selem, e pyeti Aliun, radiall-llahu anhu: -O Ali! A e do Allahun e Lartëmadhëruar? -Po, O Resulullah, e dua. -Të Dërguarin e Tij, e do gjithashtu? -Po o Resulullah! -Do gjithashtu edhe vajzën time, Fatimen? -Po, O Resulullah! -Po Hasanin dhe Hysejnin, a i do fort? -Po, o Resulullah! Më mpas, i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ves-selem, u shpreh: "O Ali! Zemra është një, ndërsa dashuritë katër, Si mund të t`i zërë zemra të gjitha këto dashuri? Hazreti Aliu, radiallahu anhu, nuk mundi t`i kthente përgjigje. U kthye në shtëpi mendueshëm. Hazreti Fatimja , radiallahu anha, u bë merak, tek vërejti Hazreti Aliun të zhytur në mendime.Për të mësuar se çfarë kishte ndodhur, iu afrua Alit, radiallahu anhu e , me delikatesë, e pyeti:
-Ka ndodhur ndonjë gjë e keqe, që je zhytur kështu në mendime dhe nuk jepni e merrni fare?Nëse të ka mërzitur ndonjë gjë që lidhet me këtë botë, qetësohu dhe harroje, se nuk ia vlen! Apo ndonjë temë që lidhet me Ahiretin?
Aliu, radiallahu anhu, ia shpjegoi bashkëshortes së tij të dashur se çfarë i kishte ndodhur.Fatimeja radiallahu anha, buzëqeshi dhe i tha:
-Shko tek Hazreti Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ves-selem, dhe jepi këtë përgjigje.
Aliu, radiallahu anhu, kur dëgjkoi përgjigjen që do ti jepte Pejgamberit , sal-lall-llahu alejhi ves-selem, u kënaq.Kur mbëriti, i tha:
"O i Dërguari i Allahut! Njeriu ka shumë anë: të djathtën, të majtën, të përparmen dhe të pasmen. E njejta gjë mund të thuhet edhe për zemrën.Allahun unë e dua me mendjen dhe imanin tim, ty me shpirtin dhe besimin tim,Fatimen me enfsin tim njerëzorë, ndërsa Hasanin dhe Hysejnin me ndjeshmërinë e natyrshme të babait.
Hazreti Pejgamebri, sal-lallahu alejhi ves-selem, kur ndëgjoi këtë përgjigje, buzëqesh dhe shprehet:
"O Ali!Këto fjalë, janë fruta të këputura nga degët e pemës së Nubuvetit".
Mesazhi nga tregimi:
Siç e shohim në shembullin e mësipër, çdo dashuri që ka themel;in e saj dashurinë për Allahun e Lartmadhëruar, është e pranuar.Ndërsa dashuritë tjera, që në themelin e tyre nuk me kanë dashurinë për Allahun e Lartëmadhëruar, janë kanceri i zemrës.
Shkrujti: Ilaz Salihi www.islamieshtedrit.com
| |
|