Frytet e parapërgaditjes për namaz
Frytet e parapërgaditjes për namaz
1- Shpërbilimi i abdesit : Trasmeton Imrani rob i Uthman Ibn Afan ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) se ai ka parë Uthmanin i cili kërkoi një enë për të marrë abdes, pastaj i hodhi ujë duarve dhe i lau ato, pastaj futi dorën e djathtë në enë mori ujë dhe e futi në gojë dhe hundë dhe e nxorri me të majtën ( ujin e hundës ), pastaj lau fytrën tri herë dhe duart e tij deri tek bërrylat, pastaj i dha mes'h ( fërkoi ) kokën, pastaj lau çdo këmbë tri herë dhe tha : kush merr abdes sikurse abdesi im, pastaj i fal dy rekate tek të cilat e ka mendjen në to, Allahu ja fal atij të gjitha gjynahet e mëparshme. ( Buhariu : 158, Muslimi : 226 )
O Allah... i falen të gjitha gjynahet e mëparshme!!...
D.m.th që të gjitha gjynahet e viteve të mëparshme fshihen në një moment!!...
2- Shpërblimi i duas pas abdesit : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : çdo njëri prej jush i cili e përsos abdesin e tij dhe pastaj thotë : dëshmoj se nuk ka Zot tjetër ( me të drejtë i cili meriton të adhurohet ) përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, o Zot më bëj mua prej atyre që pendohen, më bëj mua prej të pastërve, atij i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hynë prej secilës dëshiron prej tyre. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 55 )
Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush merr abdes pastaj thotë : I Lartësuar qofsh Ti o Zot, Ty të takon falenderimi, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem tek Ty. Atëherë kjo shkruhet në një fletë vuloset me një vulë dhe nuk hapet deri në ditën e kijametit. ( Tabarani dhe e ka saktësuar shejh Albani tek sahih el-xhami' : 6170 )
Nga Ebu Musa El-Esharij ( Zoti qoftë i kënaqur me të se ka thënë : i solla pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) enën ku merr abdes dhe pasi mori abdes e dëgjova të thonte : O Zot më fal mua gabimet, ma zgjero shtëpinë dhe më begato në çfarë më ke furnizuar. I thashë : o pejgamber i Allahut të dëgjova të lutesh kështu e ashtu. Tha : a kanë lënë ndonjë gjë pa përfshirë. ( Tabarani dhe e ka saktësuar shejh Albani tek sahih el-xhami' : 1265 )
3- Shpërblimi i shkuarjes në xhami. Nga Ibn Abasi ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) se ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : më erdhi sonte Zoti im I Madhëruar në formën më të mirë. Tha ( trasmetuesi i hadithit ) mendoj se ka thënë në ëndërr. Tha ( Zoti ) o Muhamed a e dinë se për çfarë grinden engjëjt?
Thashë : jo. Tha : e vendosi dorën e Tij mes dy shpatullave të mija derisa ndjeva ftohtësinë e saj tek gjoksi im ( ose ka thënë ) tek fyti im, atëherë mësova se çka në qiej dhe në tokë. Tha : o Muhamed a e dinë se për çfarë grinden engjëjt? Thashë : po, për kefaratet ( ato gjëra që t'i fshijnë gjynahet ) dhe kefaratet janë : qëndrimi në xhami pas namazeve, shkuarja në këmbë për në xhemate ( faljen me xhemat në xhami ) dhe marrja e abdesit mirë kur është ftohët i madh.
Dhe kush e bën këtë jeton në mirësi, vdes në mirësi dhe është ( i pastër ) nga gjynahet ashtu sikurse atë ditë që e ka lindur nëna. ( Sahih musned imam Ahmed : 1/368 )
Autor: Muhammed bin Husejn Jaakub
Përktheu: ( Ebu Junis ) Namik Murto
Shoqata '' Uniteti ''