Nje grua e varfer, e veshur keq,shkoi ne dyqan.Ajo i shpjegoi shitesit se i shoqi ishte i semure dhe nuk mund te punonte dhe se femijet e saj nuk kishin se cfare te hanin.Nese ai do t'ia jepte ushqimet,ajo do t'ia sillte parate sapo ti kishte.Shitesi e perbuzi dhe i kerkoi qe te largohej nga dyqani,pasi ajo nuk kishte nje llogari ne dyqanin e tij.Ne dyqan ndodhej dhe nje klient qe e degjoj biseden.Ai u afrua dhe tha se do te pergjigjej per nevojat e familjes se saj.Shitesi e pyeti:"A e ke listen e ushqimeve?".Po",u pegjigj ajo."Mire",tha ai,"vendose listen ne peshore dhe sa te peshoje lista,aq ushqime do te jap."Ajo ngurroi per nje cast,pastaj nxori nje cope leternga canta dhe e vuri ne peshore.Shitesi dhe Klienti u habiten kur peshorja u anua.Ata nuk po u besonin syve.Shitesi filloi te vinte ushqime ne anen tjeter te peshores.Por peshorja nuk po ekuilibrohej dhe ai vazhdoi te vinte edhe me ushqime,derisa peshorja nuk mund te mbante me.Ne fund,shitesi e mori copen e letres nga peshorja dhe e shikoi me habi.Nuk ishte liste ushqimesh,por nje lutje ku shkruhej:"Zoti im!Ti i di nevojat e mia dhe po le gjithcka ne doren Tende."Shitesi ia dha gruas ushqimet qe kishte mbledhur dhe qendroi i heshtur.Gruaja e falenderoi dhe u largua.Klienti pagoi faturen dhe tha:"Ia vlejti cdo qindarke."Vetem Zoti e din sa peshon nje lutje.