Fusha e juaj e vërtetë për veprim jeni ju vet. Nëse në këtë do të keni sukses, atëherë për fushat tjera do të jetë më lehtë. Nëse jeni të dobët me veten tuaj atëherë ndaj të tjerëve do të jeni të pafuqishëm. Prandaj, së pari eksperimentoni me vetëveten dhe keni parasysh që e tërë bota pret gjeneratën e rinisë së veçantë, me pastërti të plotë dhe me moral të vlefshëm dhe të fortë.
Vashë, shiko këtë tekst dhe prano, bile vetëvetes, që së paku një herë ke menduar që sa e marrë është dalja jote nëpër kafe dhe e tërë ajo procedurë e grimimit para pasqyrës, për një dështak, i cili në ty sheh dobi në kënaqësinë e epsheve të tija të ndyta, e jo një krijesë të cilën e ndjenë. I thuaj motër vetes, që asnjëri nuk është i denjë moralit dhe personalitetit tënd. Vëre pikën dhe ktheja shpinën mënyrës tënde të jetesës së deritashme.
"E Allahu falë dhe është Mëshirues”. (KUR’AN)
Djalosh, të pyes, për çfarë arsye i viziton kafenetë në të cilat i bën haramet të panumërta, të gjithë atë që është e gërditshme, e marrë dhe e papranueshme dhe e cila shpien në xhehennem. Zgjohu! Këndellu dhe thuaj një JO të bindshëm. Thuaj JO alkoolit, prostitucionit, muzikës, bixhozit dhe të gjithë asaj me të cilën Zoti yt nuk do të ishte i kënaqur. Mos u bë mendjemadhë dhe kokëfortë. Prishe miqësinë me shejtanin dhe bindju Allahut. Burrërinë tënde mos e argumento me alkoolin, cakërrimin e gotave, rrahjeve... veç kape pushkën dhe lufto kundër pabesimtarëve, lufto që fjala e Zotit tënd të jetë më e lartë, e ligji i Allahut të jetë mbi të gjitha ligjet e tiranëve dhe sunduesve. Thuaj vetes që nuk do të jem mëkatar pa qëllimin e jetës. Bëhu muxhahid i cili lufton duke mos ditur për frigën nga vdekja.
Allahu na ka përmendur neve para se ne ta përmendnim Atë. Di për neve para se ne të dinim për Të. Na ka dhënë mirësitë para se ne t’ia drejtojmë lutjen, e na ka mëshiruar para se ne ta lusim. Si pra në zemrat tona të jetë diçka tjetër përveç Atij?
Vallë a mënyrën tonë të falënderimit e kemi shprehur në orët e pafundme të humbjes së kohës nëpër diskoteka të ngulfatura, të errëta dhe plotë me zinalluk?
Nëse dojmë që Allahu të na udhëzojë në rrugë të drejtë, ti lëjmë diskotekat dhe epshet të cilat gjinden në të. Thotë Allahu i Madhërishëm: "A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim? (KUR’AN)
Njeriu është krijuar në formën më të bukur, por lëshohet në shkallë më të ulët shtazarake të jetesës çdo herë kur i nënshtrohet mënyrës tjetër të jetesës nga ajo që ka përcaktuar Allahu.
Rini, mos lejoni që të bini në pranga të epshit dhe të bëheni rob të dëgjuar të tij.
VËLLA I DASHUR!
O ti, i cili ecën nëpër disa shtigje të gabuara, derisa jeta të kalon në mëkate, kurvëri dhe pije.
Sa herë e ke kaluar natën me gotën e alkoolit, me atë gotë të helmit. Përse vëlla? Vallë, a të sjellë diç të mirë kjo? Ndalu, mos u sorollat më! Mendo vëlla!
A pyet ndonjëher se kush je dhe çka je? Mos mendo, vëlla, që do të jetosh përgjithmonë dhe që kjo jetë është gjithçka. Vallë, numri i varreve të cilat i sheh çdo ditë, nuk janë argument i qartë që nesër edhe ti do të jesh njëri prej tyre? Që do ta lëshë tërë pasurinë e kësaj bote dhe i vetëm, të nisesh në amshim.
Çfarë mendon, vëlla, kush e ka krijuar të gjithë këtë, të gjithë këtë botë, kosmosin, mua e ty? Nuk ka mundur kjo ashtu të lind, nga vetja. Dije që Krijuesi i vetëm i gjithë kësaj, është Zot im dhe i yti, Zoti i gjithë botës – Allahu.
Provo të mendosh. Kuptoje që ti je një rob i thjeshtë, asgjë, kokërr e pluhurit. E prap, aq i vogël dhe i padobishëm, merr guxim që ti shkelësh urdhërat e Zotit tënd. Të fyesh emrin e Tij të ndershëm.
Mendon që je hero kur shkon në pijetore, kur harxhon para në shërbyeset të cilat të shërbejnë me minifund, kur then gotat për ndonjë këngë që të ka "prekur”? Çfarë mendon vëlla, që në atë gjendje të të gjejë vdekja? A pyesesh çfarë do të ndodhte me ty? Përsëri të paralajmërojë të mendosh.
Thotë Allahu: "O ju që besuat, ska dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.". (Kur'an)
Vëlla, Allahu ta jep mundësinë që në vend të kafeneve, të shkosh në xhami, të jetosh me jetën e besimtarit dhe të kuptosh se sa e mirë është jeta e besimtarit. Ai të jep mundësi të mira të kësaj bote, por edhe premtimin dhe të mirat e asaj bote. Sepse do të vijë dita, vëlla, kur do të përgjigjesh për veprat e tua. Atëherë nuk do të jenë haverat e tu nga kafeneja, as shërbyeset tua me minifunda, por ti dhe vetëm ti vëlla do ta durosh. Provo ta paramendosh amshimin. E tek amshimin në xhehennem, amshimin në dhimbje dhe vuajtje. Vallë a është kjo që dëshiron? Ndalu dhe mendo mirë cilës rrugë do të nisesh. Rrugës e cila shpien në argëtim për një kohë e pastaj xhehennemin, apo shtegut të paraardhësve tuaj të drejtë? Krejt kjo është vetëm për ty. Më beso që të dëshiroj çdo të mirë. E të mirën mund ta arrish vetëm në besimin në Allahun. Nëse vendos që të ndryshosh, atëherë mbi ty le të jetë paqja dhe shpëtimi i Zotit. Por, nëse vazhdon me të vjetrën, atëherë më dhimbsesh, sepse atëherë me siguri je njëri prej të humburve.
VENDET XHAHILIJETE PËR ARGËTIM
Çdo orë, çdo moment, për neve janë të çmueshme. Nuk guxojmë që të bëjmë shaka me të, nuk guxojmë që ti harxhojmë kot. Për njeriun e vërtetë, ajo është e palejueshme. Jeta është një detyrë jashtëzakonisht serioze e vdekja është dëshmitar memec e seriozitetit të lartësuar.
"Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj". (Kur'an)
" Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. ". (Kur'an)
Jeta është sikur të hysh në një derë dhe të dalësh në tjetrën.
VALLË, A DUHET NE TA HARXHOJMË KOHËN E ÇMUAR NË DISKOTEKA, KAFENE...
DUKE LUAJTUR LOJËRA TË NDALUARA DHE DUKE BËRË GJËRA TË NDALUARA
Anglezët thonë: "Koha është para”. Por koha është shumë më tepër se ajo. Koha është e rëndësishme, është në pyetje jeta e njeriut. Në jetën tonë të kufizuar kemi detyra të cilat me shkathtësitë dhe mundësitë tona duhet ti realizojmë. Ato detyra janë shumë të rëndësishme dhe janë urdhër nga Allahu i Lartësuar. Çdo njeri ka misionin e vet në tokë, dhe ai nuk duhet ta tradhëtojë.
Kur shohim veprën e ndonjë shkrimtari, çuditemi: "Si ka mundësi që ky njeri ka patur sukses që ta shfrytëzojë kohën e vet në mënyrën e duhur”. E si e shfrytëzon sot rinia?
Të rinjtë sot të cilët e respektojnë jetën e dhënë nga Allahu duhet ta shfrytëzojnë kohën në mënyrë të dobishme. Për këtë dijeni duhet të mësojmë që kohën ta shfrytëzojmë në mënyrën e duhur. Çdo fillim i hershëm jep fryte më të larta se sa ai më i vonshëm. Shpesh, para se të mendojmë se si ta fillojmë ndonjë punë, bëhet vonë. Ditët e rinisë duhet të shfrytëzohen, sepse rinia nuk zgjat përgjithmonë. Vallë rininë ta kalosh nëpër ambiente të errëta në të cilat humbet çdo gjurmë e njerëzores, larg nga shkenca? Të padijshmit janë të vdekur edhe para vdekjes së vërtetë, e të dijshmit janë të gjallë edhepse moti kanë vdekur.
Vëlla, motër! Le të përpiqemi që ta njohim fenë tonë. Mos e refuzo Islamin para se ta njohësh. Dije që është urdhër i rreptë (farz) që të mësosh. Mu për këtë njoftoje fejën e lartësuar Islamin, vepro në përputhje me të, që të jesh i shpëtuar nga kjo dhe bota e ardhshme.
" Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe.”
A nuk janë të mjaftueshme këto fjalë të Allahut që njeriu të kuptojë domethënien e vërtetë të shfrenimit i cili sot mbretëron në rininë tonë?! A nuk është e mjaftueshme ndalesa e Allahut, që njerëzit ta refuzojnë këtë gjë të ndyrë, ta shkarkojnë nga froni i saj, ta gjuajnë nën këmbë dhe ta bëjnë pluhur dhe hi?!
Por Allahu mirë thotë: "Ne sqaruam njerëzve në këtë Kur’an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin. ". (Kur'an) . Ashtu edhe kjo rinia jonë.
Pa mare parasysh që Allahu e ndalon amoralitetin dhe ate e ndalon kategorikisht, ata megjithatë i marrin fjalët e Tij për diskutim, dhe përpiqen që për këtë të gjejnë arsyetime me "mendjen e tyre të shëndoshë”. Për të gjitha kanë arsyetime: "po ja kjo ka të bëjë me atë kohë”. Ata nuk dijnë. Nuk dijnë që Kur’ani është shpallur për të gjitha kohërat dhe për të gjitha popujt, që nuk ka atë: "tjetër ka qenë atëherë e tjetra është tash”.
Dhe si mundet një njeri, një pluhur i vogël në gjithësi të ketë aq guxim që ti kundërvihet urdhërit të Allahut dhe të jep aty disa mendime të veta? Thuajse njeriu di çfarë është e mirë për të. E mjerueshme është kjo!
Njeriu nuk kupton, apo nuk dëshiron të kuptojë porosinë që na jep Allahu. Porosinë që do të kemi sukses vetëm nëse i kryejmë urdhërat e Allahut dhe i shmangemi ndalesave të Tija.
E Allahu e ndalon amoralitetin. Dhe jo vetëm që e ndalon vetë aktin e amoralitetit, por i ndërmerrë të gjitha masat që deri te ai mos të vijë fare, the thotë: "Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë)...” Bazuar në këtë, duhet t’i shmangemi vendeve në të cilat mund ti afrohemi shfrenimit, dhe ashtu të shkojmë rrugës së shejtanit, duke provokuar hidhërimin e Allahut e cila na dërgon në xhehennem. Allahu na ruajt prej kësaj!
Vendet e këtilla janë pra diskotekat dhe kafenetë. I dashuri vëlla dhe motër, largohuni nga kjo. Kthehuni Islamit dhe vetëm kështu do të jeni të shpëtuar.