Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ja sekreti i marimangës së ujit Sun 18 Sep 2011 - 18:39 | |
| - Cito :
- Shkencëtarët kanë zbuluar misterin e marimangës që mund të jetojë në ujë (Argyroneta aquatica)
Si mundet merimanga e ujit të kalojë gjithë jetën e saj në fund të detit, ndërkohë që për shumë lloje tjera marimangash qëndrimi në ujë është i barabartë me vdekjen? Si mund të thurë rrjetën e saj në ujë? Dhe pikërisht në këtë pikë biologët6 zbuluan mënyrën e jetës së marimangës e cila kalon pjesën më të madhe të jetës në ujë.
Bazuar në një lajm të revistës "BBC Focus", marimanga e gjetur në Evropë dhe Azi brenda fijeve të vogla mbledh ajrin e marrë nga sipërfaqja dhe e përdorë atë për të krijuar një kambanë zhyteje nën rrjetën e thurur mes bimëve.
Por ambientalistët dhe fiziologjistët në Gjermani e Australi zbuluan se kjo kambanë zhyteje në të njëjtën kohë shërben edhe për thithjen e oksigjenit dhe për ta ndihmuar marimangën të qëndrojë sa më gjatë nën ujë.Shkenctarët e realizuan këtë zbulim duke vendosur disa sonda fibër-optike brenda dhe jashtë kësaj kambane, me anë të të cilave matën nivelin e oksigjenit.
Krahas kësaj shkenctarët pohuan se marimangat më të mëdha të ujit realizojnë kambana më të mëdha zhyteje, sepse kanë nevojë për më shumë oksigjen për të përmbushur aktivitetet e tyre jetësore.Në këtë mënyrë, këto kambana mbajnë më shumë oksigjen.
| |
|