Në qytetin e shenjtë të Mekës, do të hapët edhe në një fabrikë për prodhimin e ujit zemzem
Në hapësirën prej dhjetë mijë metra katrorësh, ku do të ndërtohet fabrika, kanë filluar tashmë përgatitjet për ndërtimin e objekteve ndihmëse për prodhimin e ujit të zemzemit.
Drejtori i fabrikës, Suleyman Ebu Gheelah, tha se kjo fabrikë do të prodhojë 12 mijë ton ujë të zemzemit në orë. Ndërtimi i fabrikës së re do të kushtojë 7.5 milion dollarë. Në vendin ku do të ndërtohet fabrika është planifikuar shembja e 100 objekteve banesore.
Sipas planifikimeve ndërtimi i fabrikës pritet të përfundoj deri në haxhin e ardhshëm.
Uji zemzem është unik e i veçantë, dhe ndryshon nga ujërat tjerë në përbërjen e tij dhe sasinë e mineraleve.