Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi, hapet fabrika per prodhimin e avioneve te rinj | |
- Dje në Izmir me pjesëmarrjen e Presidentit Abdullah Gyl u përurua fabrika ku do të prodhohen pjesën kritike të motorëve të avionëve modernë të tipit F-35. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz, Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi, Këshilltari i Kryetarit të Partisë AK, Binali Jëlldërëm dhe një numër i madh i zyrtarëve të tjerë. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e përurimit, Presidenti Gyl tha se Turqia tanimë dëshmoi veten edhe në sektorin e aviacionit e cila kërkon teknologji të avancuar, ndërsa shtoi se kjo fabrikë njëkohësisht është edhe tregues i besimit në industrinë turke. Presidenti Gyl tha se sot Turqia arriti të radhitet në mesin e vendeve prodhuese në sektorin e aviacionit. Edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz tha se projektet e avionit paralajmërues i tipit AVACS, avionit transportes A-400 dhe helikopterit ATAK janë projekte të cilat do të vihen në jetë këtë vit. Ministri Jëllmaz gjithashtu bëri të ditur se këtë vit kanë filluar të vijnë edhe rezultatet e para të projekteve të modernizimit të Forcave të Armatosura Turke. Ndërkaq Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi tërhoqi vëmendjen në rritjen e shpejt të investimeve të huaja në vend. “Sasia e investimeve të huaja të drejtpërdrejta gjatë periudhës 2003-2013 është rritur 9 herë dhe arriti në shifrën e 136,5 miliardë dollarëve”, deklaroi Zejbekçi. Pas fjalimeve u bë edhe përurimi i fabrikës. Pjesët e motorit të avionit F-35 që do të prodhohen në këtë fabrikë më pas do të dërgohen në Amerikë për montazhin final. Sekretaria e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se me kompaninë amerikane është nënshkruar edhe një letër e qëllimit të mirë që në Turqi të themelohet edhe linja e montazhit përfundimtar dhe ajo e mirëmbajtjes. Ndërkaq edhe pjesët e trupit të avionit modern luftarak të tipit F-35 prodhohen në Turqi nga ana e kompanisë turke TAI. Këta avion do të përfshihen edhe në inventarin e forcave ajrore turke. :
| |
|