Bangladeshi ende nuk e ka marre veten nga aksidenti i para dy javeve i cili per pasoje la 900 te ndekur. Ndersa sot ne oret e hershme te mengjesit policia raportoi per nje shperthim zjarri ne nje fabrike tekstili, ku mbeten te vdekur se paku 7 persona.
Së paku shtatë persona janë vrarë kur një zjarr përfshiu një fabrikë veshje në një zonë industriale të qytetin Dhaka të Bangladeshit, njofton policia dhe një zyrtar i Shoqatës së Industrisë.
Zjarri i së enjtes, i cili shpërtheu gjatë natës në zonën Mirpur, ndodhi dy javë pasi më shumë se 900 njerëz u vranë në një kolaps të fabrikës jashtë qytetit
Zjarri shpërtheu në një fabrikë që i përkiste grupit Hai Tung, një eksportues i madh veshjes.
Pronari i fabrikës ka qenë në mesin e viktimave, dhe nuk ka pasur punëtorë në mesin e tyre.
Ndërkohë numri i të vdekurve në rrëzimin e ndërtesës Rana Plaza, e cila ishte fatkeqësia me e keqe në industrinë e tekstilit, ka kaluar tashmë 900 viktima.
Industria e tekstilit të Bangladeshit, e cila është përgjegjëse për 80 përqind të eksporteve të vendit të Azisë Jugore, ka parë një seri e aksidenteve vdekjeprurëse, përfshirë një zjarr në nëntor që vrau 112 njerëz.
/mesazhi/