Rreth 120 njerëz janë zhdukur pasi barka e tyre u zhyt në ujërat e Gjirit të Bengalit afër Bangladeshit, raporton policia vendase.
Të mbijetuarit thonë se shumë nga ta ishin Rohingë muslimanë që po largoheshin nga trazirat në krahinën Rakhine të Birmanisë .
Peshkatarët vendas kanë arritur të shpëtojnë rreth 13 nga njerëzit e anijes e cila u zhyt gjersa po transferonte udhëtarë nga Birmania për në një anije më të madhe që shkonte për në Malajzi.
Më shumë se 20.000 muslimanë janë zhvendosur ditëve të fundit pas dhunës së ushtruar nga komuniteti budist drejt muslimanëve.
Sipas shifrave zyrtare numri i të vrarëve nga këto trazira është rreth 80 ndërsa mijëra shtëpi janë djegur.
Kjo është hera e dytë sivjet që shkaktohen trazira në rajonin më shumicë myslimane në krahinën perëndimore të Birmanisë, pasi trazirat e qershorit ishin shumë më të përgjakshme dhe të dhunshme kundër muslimanëve.
Kombet e Bashkuara i përshkruajnë muslimanët Rohingë si popullin më të persekutuar fetarisht dhe etnikisht në botë. /mesazhi/