[center]
Transmetohet prej Haris b. Nebehanit se ka thënë: Shkova deri te varrezat dhe ngushllohesha me të vdekurit.
Mendoja dhe kërkoja mësim duke i shikuar ato.Ata ishin fqinj memecë të cilët nuk vizitohen!Barku i tokës është shtrati i tyre ndërsa sipërfaqja e saj mbulesa e tyre.I thirja: -O banorrë të varreve, janë shlyer gjurmët tuaja në këtë botë por nuk është shlyer përgjegjësia juaj,keni banuar në Shtëpinë e sprovës kështu që këmbët ju patën enjtur.Pastaj, qaja shumë.
Duke u strehuar prej diellit nën kupën e e një varri, kisha fjetur në flladin e saj.Thotë:Derisa isha në gjumë në afërsi të varrit ndjeva se si me një shkop të lakuar i mëshonin të vdekurit në varr.E shikoja.Prangë në qafë,sy të mavijosur,fytyrë të zezë dhe më tha:-Mjeri unë, çfarë do të ndodhë me mua! Sikur të më shihnin banorët e dunjasë, kurrë nuk do të bëheshin të padëgjueshëm ndaj Allahut. Pasha Allahun , i kërkova kënaqësitë e ato kënaqësi më mahstruan.Kam bërë mëkate,ndërsa ato më mbytën.A ka kush që nd0δrmjetson për mua apo që ta njoftoj familjen time për mua?!
Harisi mëtej thotë: U zgjova i frikësuar, zemra donte të më dal përjashta nga trishtimi që pashë.Shkova në shtëpi,rashë në gjumë duke menduar reth asaj që pashë.Kur u zgjova, thashë: Do të shkoj në të njëjtin vend, ndoshta do të takoj dikë e ta njoftoj për atë që pashë.
Shkova në të njejtin vend, nuk pashë askënd, prapë rashë në gjumë.E pashë atë njeri në varr se si duke rrëshqitur me fytyrë, thotë:-Mjeri unë, çfarë do të ndodhë me mua!Puna ime në dunja ishte e keqe ndërsa jeta ime e gjatë, aq sa Zoti u hidhërua në mua.Mjeri unë nëse Zoti im nuk më mëshiron.
Harithi thotë: U zgjova ndërsa mendja e kishte mbajtur në mend se çfarë ka parë dhe dëgjuar.Shkova në shtëpi dhe atje fjeta.U ktheva të nesërmen te varri mos do të gjejë dikë e t`ia tregojë se çfarë kam parë.Më kishte zënë gjumi dhe e pashë atë njeri në varr, me këmbë të lidhura se si flet:-Pse më kanë harruar ata në dunja?Më është dyfishuar azabi,jam i pafuqishëm dhe pa ndihmë.Zoti është hidhëruar në mua,dyert m`i ka mbyllur.Mjeri unë nëse Zoti Dhurues dhe i Fuqishëm nuk më mëshiron.
Mëtej Harithi thotë: U zgjova i frikësuar.Deshta që ta lëshoj atë vend, kur pashë tri gra se si vijnë.U largova nga varri dhe u ndala të dëgjoj muhabetin e tyre.Më e reja iu afrua varrit dhe tha:-Esselamu alejkum baba.Si je në shtratin tënd?
Si është pozita jote në vendqëndrimin e ri?Ike prej dashurisë tonëSi është pozita jote në vendqëndrimin e ri?Ike prej dashurisë tonë?Nuk pyet më për ne!Ne kemi pikëllim të madh për ty!
Pastaj varrit iu afruan dy vajzat tjera dhe thanë: Ky është varri i babait tonë të dashur, i mëshirshëm ndaj nesh.Allahu të dhahstë shoqërinë e melekëve, ta largoft vuajtjen dhe azabin.O babai ynë, pas teje kanë ndodhur gjëra të cilat as që mund t`i paramendosh sikur t`i paramendosh sikur t`i dije, ato do të të pikëllojnë ty.Njerëzit na i zbuluan fytyrat të cilat ti na i mbulove.
Ju thashë:-Ka që tri ditë se si vizitoj këtë varr dhe dëgjoj zërin e prangave dhe të zinxhirëve.
Kur dëgjuan fjalët e mia, thanë: Na gëzon lajmi për babain por na pikëllon vuajtja e tij, ne kënaqemi dhe ndërtojmë në dunja ndërsa babai ynë digjet në zjarr.Pasha Allahun tonë, nuk do të vendosim asgjë e as që do të kënaqemi në diçka para se të lusim Allahun të përkulura,që të na lirojë babain tonë dhe ta shpëtojë nga zjarri.
Harithi thotë: Shkova në shtëpi,fjeta dhe të nesërmen sërish u ktheva te varri.Sërish më kishte zënë gjumi.E pashë pronarin e varrit,të bukur dhe të disponuar, në këmbë kishte papuçe prej ari, me të qëndronin hyritë dhe shërbetorët.
Harithi mëtej tregon: Kam qarë kur dëgjova fjalët e tyre.Shpejtova, ju dhashë selam dhe ju thashë:-O Vajza, me të vërtetë veprat do të pranohen ose refuzohen atij që i bën.
Çfarë ka qenë vepra e babait tuaj në këtë varr që ia ka bërë gjendjen për të cilën jam pikëlluar dhe që më dhemb? Harithi thotë: Kur i dëgjuan fjalët e mia, i zbuluan fytyrat e tyre dhe thanë:-O njeri i mirë, çfarë ke parë.
-Kur ke parë gjendjen time dhe u ke treguar vajzave tona për këtë, ato tërësisht i janë dorëzuar Allahut, me fytyrë lëshuar për tokë, me shumë lotë e kanë lutur Zotin që të më mëshirojë.Ai më fali dhe më mëshiroi, m`i fali mëkatet dhe më nxorri nga zjarri, në Xhennet afër Muhammedit alejhi selam më ka vendosur.
Kur t`i shohësh vajzat e mia, thuaju për mua dhe për atë se çfarë ka ndodhur me muja, le të largohet prej tyre frika dhe pikëllimi.Thuaju se kam arritur Xhenentin, hyritë, moshusin dhe kafurin, s ekam shërbetorë dhe shtretër të rehatshëm dhe se Zoti mëshirues më ka falur.
Harithi thotë: U zgjova i gëzuar përshkak të asaj që d0δgjova dhe pashë, u ktheva në shtëpi dhe fjeta.Herët të nesërmen shkova te varri, i takova vajzat afër varrit, ju dhashë selam dhe thashë: -Gëzohuni, e pashë babain tuaj në të mira dhe në një vend të mirë,më tregoi se si Allahu kishte pranuar duatë tuaja, babain tuaj e kishte mbuluar me Mëshirën e Tij,falënderoni Allahun për këtë.
-Vajza më e re,tha:-O Allah,Ti i cili i qetëson zemrat dhe që i mbulon turpet,O Ti i cili i largon vështirësitë dhe i cili mëkatet i falë, o Ti që gjithëçka di në fshehtësi dhe te i cili arrijnë të gjitha shpresat ,Ti e di shumë mirë se çfarë kam kërkuar prej Teje, kam dashur dhe të kam kërkuar falje Ty në vetmi, kam kërkuar strehim nga nënçmimi, jam turpëruar nga mëkati, vetëm Ti O Allah im i di dëshirat e mia, vetëm Ti i di nijetet e mia, Ti je Zoti i jetës time,Ti më udhëheqë dhe je qëllimi im i kërkimit, shpresa ime në fatkeqësi, biseda ime në heshtje, i Vetmi të cilit ia drejtoj lutjet e mia: nëse kam treguar mangësi ndaj asaj që më ke urdhëruar apo kam bërë atë që më ke ndaluar, ndërsa me Butësinë Tënde udhëhiqem, me Mëshirën Tënde jam e ruajtur, me çfarë falënderimi të të falënderoj Ty,O Më i Mëshirshmi,Ti të cilit ia drejtoj të gjitha duatë,Zoti i Ditës së Gjykimit i cili di gjithçka që bartin në vetëdijet tona dhe i cili rregullon punët e vogla e të mëdha, nëse ndërmjetësimin dhe lutjen time e ke pranuar për robin Tënd, më merr te Ti, me të vërtetë Ti mundesh gjithçka.
Pastaj bërtiti dhe lëshoi këtë botë, mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Pastaj u ngrit vajza e dytë dhe thiri me zë të fortë: -O Zoti im, më liro nga vuajtjet dhe pastro zemrën time nga dyshimet. O Ti, i cili më ke drejtuar, më ke shpëtuar nga zemërimi, më ke ruajtur nga humbja dhe më ke ndihmuar në momentet e vështira, nëse ke pranuar duanë time, nëse ke zgjidhur nevojën time dhe kërkesën time e ke plotësuar,atëherë më bashkangjit me motrën time.
-Ajo bërtiti fort dhe u nda nga kjo botë, mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Pastaj u afrua vajza e tretë dhe ajo bërtiti me sa zë që kishte: -O Ti i Fuqishëm, i Fortë dhe Bujar, që e di edhe atë që hesht dhe atë që flet,Ty të takon e mira e madhe, pushteti i përhershëm dhe fisnikria, i madh është vetëm ai të cilin Ti e ke ngritur ndërsa i urrejtur është secili ai që Ti e ke bërë të urrejtur, me nam është ai të cilit Ti i ke dhuruar nam, i lumtur është ai të cilit Ti e bën të lumtur,fatkeq është ai të cilin Ti e cakton të tillë, i afërt është të cilin Ti e vendosë afër, i largët është të cilin Ti e ke larguar, nuk ka asgjë të cilit Ti nuk i jep,Fitues është vetëm ai të cilin Ti e dhuron ndërsa humbës është ai të cilin Ti e dënon.Të lutem me Emrin Tënd të Lartësuar dhe em Fytyrën Tënde Fisnike dhe me dijen absolute që është larg çdo akceptimi të mendjes, me emrin që e ke bërë që me të të vijë nata e të ndriçojë dita, që malet të qëndrojnë drejtë dhe që me të të lëvizin erërat, që me të qyejt të ngriten,zërat të ndëgjohen ndërsa melekët sexhxhde të bëjnë; O Allahu im, të lutem Ty,nëse ke pranuar duanë time dhe të kërkuarën time ma ke plotësuar,më bashkangjit te ato dy motrat e mia.
Pastaj bërtiti shumë dhe u nda nga kjo botë,mëshira e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi to si dhe mbi të gjithë muslimanët.
Dhe këtu treguesi e përfundon këtë tregim sa interesant aq edhe trishtues e përgëzues.Allahu qoft në mbrojtjen tonë dhe na mëshiroft.
Shkrujti:Mejrem Salihi
Marur nga Libri: "Gjendja e të Vdekurve dhe Ndodhitë e Ahiretit)