- Cito :
-
Miku im, ku i ke fëmijët, ku i ke miqtë dhe familjet, ku e ke pasurinë, si e ke kaluar natën e parë të varrit, a e ke pasur lehtë apo vështirë, si janë Munkeri dhe Nekiri?” Përgjigje nuk ka.... Nga: Saudin Cokoja
Cili do qoftë që do t`u tregoje se ka parë njeri i cili ka shkuar natën vonë tek varrezat ose se është shtrirë në varr të hapur, ose do të thuan se është i çmendur ose se ka probleme të caktuara. Mund të jetë edhe i çmendur, mirëpo fillimisht ka pasur ca probleme. As që do të shkruaja këtë temë, po qe se nuk do ta kisha lexuar historinë e Sufjan eth Theurit r.a., i cili në njërën prej dhomave të tij ka pas gropuar një varr, dhe kur e kanë shtrënguar mëkatet, do të shtrihej në atë varr dhe do të tregonte:” Zoti im, kthemë, kthemë!”, dhe kur do të dilte nga varri, vetvetes i tregonte:” Ja, je i kthyer, të shohim tani se si do të punosh”.
Njeriu i cili nuk e ka falur namazin e sabahut në kohë, pas kësaj, ka një ndjenjë të çuditshme të rëndesës në shpirt dhe zemër. Kanë kaluar një ditë, dy tre...dhe nuk ka shenja përmirësimi. Fatkeqësisht, prapë i ka ndodhur që të mos fal namazin e sabahut në kohë, dhe tashmë nuk ndjen asnjë rëndesë në zemër e shpirt, pasi që kjo gjë është bërë pjesë e përditshmërisë së tij. Si duket ka ardhur koha që shpirti të ringjallet në kuptimin imanor.
Kam vendosur ( thotë ky njeri) që ti vizitoj varrezat dhe nëse shoh ndonjë varr të hapur, të shtrihem në të, që shpirtit ti tregoj dhe dëshmoj, se si është të banosh aty, ajo është shtëpia e saj. Vendimi është marr, në mbrëmje iki për në varreza. Ora ka qenë diku 1 pas mesnate. Ngadalë e kam hapur derën dhe jam futur në varreza.
Edhe pse shpesh herë kam qenë në këto varreza, në raste xhenazesh, mirëpo për të parën herë jam pa njerëz, vet. Qielli nuk ka qenë asnjëherë aq i trishtueshëm sikur atë natë, heshtje totale. Kam ndjerë një erë të njerëzve të varrosur, era e tyre gjithmonë ka qenë e njohur për mua. Thjeshtë kam ndjerë ashtu erë të qartë të vdekjes dhe jo të jetës. Jam ulur para një varri dhe kam filluar të mendoj: çfarë fsheh në vete ky varr? Lumturinë, gëzimin, dhimbjen, hidhërimin... Çka do të më tregonin banorët e këtyre varrezave tash, nëse do të kishin mundësi të flisnin? Me siguri fjalën e fundit të Pejgamberit alejhi selam pak para vdekjes së tij:” Namazi, namazi, namazi dhe atë që e keni nën kujdes.” ( Musnedi i Imam Ahmedit, 7/235, shih)
Jam kujdesur që askush të mos më shoh në këtë natë të tmerrshme në varreza, Allahu e di se çka do të mendonin, mirëpo askush përveç Allahut nuk e di se këtu jam për shkak të mos faljes së namazit të sabahut në kohë. Nuk kam ndjerë frikë për faktin se jam te varrezat, kam ecur ndërmjet varrezave me shumë kujdes. Kam pasur kujdes edhe për disa gropa të hapura, të cilat do të pritnin banorët e saj ditëve në vijim.
Kam shkuar deri tek ato, disa prej tyre kanë qenë shumë të trishtueshme, më kanë frikësuar, zemra ka filluar që të shpejtoje rrahjet e saj, e kam ndjerë sikur po më thërrasin. Përderisa kam ecur nëpërmjet varrezave kam pyetur vetveten, kush banon aty, alkoolistët, ato që kanë bërë të këqija, ndjekësit e epshit, ato që rregullisht kanë falur namazin dhe kanë agjëruar, janë ruajtur nga mëkatet, ato të cilët para popullit kanë aktruar se e falin namazin, mirëpo kur kanë qenë vet e kanë lënë atë?
Iu jam afruar një grope të zbrazur. Shikova në thellësinë dhe errësirën e saj. U ndala para saj dhe filloi që të më kaplojë një frikë e pa përshkruar. Pse më janë rënduar këmbët, pse ecjet i kam të rënda? Shumë varreza kam parë, mirëpo kjo është e veçantë, varr i veçantë është sepse po dua të futëm në të edhe atë i gjallë!!! Zemra prapë ka filluar që të më rrahë në mënyrë të përshpejtuar, jam ndjerë sikur ka dikush para meje dhe të më pritnin për të më ngrënë... E kam shtyrë veten të futëm poshtë, nuk kam pasur fuqi, iu jam frikësuar thellësisë së tij, subhanAllah, aq vend i vogël për dikë do të jetë bahçe xheneti, ndërsa për dikë tjetër luginë e xhehenemit me shumë mundime.
Kam zbritur ngadalë, kam mbërritur diku kah mesi i varrit dhe i kam bashkuar këmbët me duart. Paramendoni, gjendem në vendin në të cilën të gjithë do të shkojmë në fund. Ai është i vetmi vend nga cili askush nuk mund të ikë. E kam afruar veshin tim djathtas varrit dhe kam filluar që të dëgjoj atë që është varrosur shumë kohë më herët dhe fillova ta pyes:” Miku im, ku i ke fëmijët, ku i ke miqtë dhe familjet, ku e ke pasurinë, si e ke kaluar natën e parë të varrit, a e ke pasur lehtë apo vështirë, si janë Munkeri dhe Nekiri?” Përgjigje nuk ka....
E kam ulur kokën në tokë dhe kam ndjerë ftohtësinë e saj. Ngadalë jam lëshuar dhe shtrirë. I kam mbyllur sytë dhe tash vetëm një mendim më është sjell në kokë : si është që të jesh i vdekur?
Përderisa kam qenë i shtrirë, kam shikuar ngadalë kah xhenazja, nga aty dilte një erë e tmerrshme. Xhenazja më ka frikësuar shumë, jam zgjuar dhe jam ulur e nuk jam shtrirë. Përderisa kam qenë ulur, kam menduar se secila xhenaze të thirr dhe ngadalë të lëshojnë më të afërtit e tu, dhe punojnë më atë shpejtësi, që duan sa më shpejtë të të varrosin. Dhe kur të përfundoje, imami thotë:” Bëni dua për vëllain tuaj, ai tash fillon që të jap llogari..” Ato ikin, dhe unë ngeli vet, i lëshuar në mëshirën e Allahut.
Mu ka kujtuar se pse Sufjan eth Theuri r.a., ka folur në varrin e tij:” Më kthe, o Zoti im!” Jam zgjuar ngadalë nga varri, dhe kam bërë tevbe, pendim, si një fëmijë i vogël dhe në vetvete kam thënë:” Asnjëherë më, nuk do të lejoj që të më ikë namazi i sabahut!” Kam qenë i lodhur dhe pagjumë.
Ky njeri ka fjetur vetëm në disa namaze të sabahut! Çka është me ato të cilët asnjëherë nuk i bijnë në
Allahut? Çka është puna me ato të cilët falen vetëm ditëve të bajramit, çka është me ato të cilët xhenazet i vendosin anash si jo myslimanët, ndërsa quhen mysliman? Qysh do të shtrihen ato në varr dhe të japin llogari. Le ta dinë se Allahu është Mëshirues, mirëpo Mëshirën e Tij duhet që ta meritojmë dhe në të njëjtën kohë Ai është i Drejti.
Nga boshnjakishtja përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju