Po sikur ta pyesësh varrin:
- Ku mbetën pasuria, plaçkat?
- Ku mbetën bukuria, harmonia?
- Ku mbetën sëmundja, dobësimi?
- Ku mbetën fuqia, aftësia?
- Ku mbetën përulësia, nënshtrimi?
Varri do të përgjigjet: Të gjitha këto pyetje që po të sillen vërdallë, këtu asnjëra nuk vjen, ngase nuk kanë ardhur nga këtu.
Kështu, pra, çdo gjë ndalet në pragun e varrit:
- Ndalet buzëqeshja, të qeshurit e pamasë;
- Ndalet debati, polemikat, tonet e larta;
- Ndalet mendjemadhësia, inati;
- Ndalet shpresa, lakmia;
- Ndalet ihlasi (sinqeriteti), dyfaqësia:
- Ndalet pozita, karriera;
- Ndalet mendja, forca;
- Ndalet, zullumi, padrejtësia;
- Ndalet mburrja, krenaria;
Gjithsesi se ndalet zullumi i zullumqarit, nënçmimi i nënçmuesit, dhe, tjetërsohet (merr tjetër pamje):
- Fytyra e të keqit,
- dora e zullumqarit,
- gjuha e rrenacakut,
- syri i tradhtarit,
Çdo gjë tretet, mbeten vetëm eshtrat, asgjë tjetër, por mos harro mbetet VEPRA.
O ti që shkrove këto pak fjalë, e ti që po e lexon: mendo, analizo, llogarit, dhe vepro.
Përgatiti: Ulvi Fejzullahu