Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Hz.Omeri dhe Melekët e varrit Mon 4 Jan 2010 - 9:55 | |
| Hz.Omeri dhe Melekët e Varrit Resulullahu në një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe Hazreti Aliu, i tha Hazreti Omerit: - 0 Omer! Kur të ndahesh nga kjo jetë do të të fusin në një varr të ngushtë. Aty do të të vijnë Munkeri dhe Nekiri (engjëjt që marin në pyetje të vdekurit), sytë e tyre vetëtijnë si rrufe dhe zëri i tyre i ngjan zhurmës së qiellit. cfarë do të bësh kur të vijë ajo kohë? - 0 Resulullah a do të jem i vetëdijshëm atëhere ashtu si jam tani? - Po do të jesh o Omer. - Atëherë nuk frikësohem, por me lejen e Allahut u jap atyre përgjigjen e duhur. Pasi ndërroi jetë Hazreti Omeri e varrosën. Hazreti Aliu bëri dua për të dhe filloi të priste derisa erdhën Munkeri dhe Nekiri të dyt filluan të pyesin Hazreti Omerin: - Kush ështe Zoti jot? Hazreti Omeri i pyeti ata: - Sa rrugë të gjate keni bërë për të ardhur deri këtu? - Kemi ardhur nga një rrugë shtatë vjet e largët. - Ju keni ardhur nga një rrugë kaq e largët dhe nuk e keni harruar Allahun, e si mund ta kem harruar unë i cili kam bërë vetëm disa minuta rrugë? Melekët thanë: - Ne e dinim se ti do të përgjigjeshe në .këtë mënyreë, por të pyetëm se kjo është detyra jonë. Pastaj Hazreti Omeri i tha atyre: - Nuk ju lë të ikni pa më dhënë fjalën që nuk do ti paraqiteni në mënyrë kaq të frikshme ymetit të Muhammedit s.a.v.s. Pasi Melekët i dhanë fjalën i la ata të iknin. Hazreti Aliu i cili ishte dëshmitar i gjithë kësaj ngjarjeje tha "0 Omer! Paske qenë me të vërtetë një burrë që e mban fjalën"
| |
|
Vizitor Vizitor
| Titulli: selamun alejkum Fri 9 Apr 2010 - 17:31 | |
| Nje imam apo ulema thonte se ne var pergjigje do te jete direkt prej zemre,than disa si ashtu. Tha , eshte njesoj si kur te shtypnim nje limon do te del leng limoni e ate dite do te shtypet zemra se a e ka njeriu imanin ne zemer. Disa njerez thuajn se une i di pergjigjet prandaj nuk e kam dert per ate dite ne var mirpo nese imani nuk eshte ne zemer e ka kot secili prej neve.
zoti na ruajt prej azabit te varit dhe zoti na ruajt nga denimi i varit
selamun alejkum |
|