Imam Ibn el-Xhevzi, rahimehullah, në librin e tij "Sifetu-safve" e përcjell rrëfimin të cilën e transmeton Sulejm ibn Isa, i cili tha: Hyra tek mësuesi im Hamza ibn Habib el-Zejjati dhe e gjeta atë duke qarë dhe duke e prekur fytyrën me tokë, kështu që unë i thashë atij "O ti, prej kujt je duke kërkuar strehim?" Kështu që Hamza filloi të flas: Unë pikërisht sa ëndërrova se filloi dita e Kijametit dhe u ftuan recituesit e Kur'anit. Unë shkova së bashku me të tjerët që ishin të pranishëm, kur e dëgjova thirrësin me zë të bukur duke thënë: "Le të mos hyjë askush, përveç atyre që kanë punuar me Kuran!"
Pastaj unë me kokë ulur poshtë u ktheva mbrapa, duke mos u kthyer më. Pastaj dëgjova një zë duke pyetur, "Ku është Hamza ibn Habib el-Zejjati?" Unë u përgjigja, "Të përgjigjem, o thirrës i All-llahut, të përgjigjem!"
Pasi që thashë kështu, më korrigjoi engjëlli i cili tha: "Thuaj:"! Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem Ty "(që do të thotë se zëri që e thirri ishte zëri i më të Lartit dhe të Plotfuqishëmit, All-llahut).
Atëherë unë thashë, ashtu si më tha: "Të përgjigjem Ty, o Allah, të përgjigjem Ty".
Pastaj u gjeta në një objekt ku e dëgjoja zhurmën e atyre që mësonin Kur'an. Fillova të dridhem i habitur me madhështinë e këtij momenti!
Pastaj dëgjova duke më thënë mua: "Ti je i mirë, lexo, lexo".
Shikova përreth dhe kuptova se ishte një minber nga margaritar të bardh, ndërtimi i së cilit ishte nga diamanti i kuq ndërsa shkallët nga gurë të çmuar të gjelbër.
Më tha: "Lexo, lexo!"
U drejtova, dhe më tha që ta lexoj suren El-En´am. Lexova, por nuk e dija se kujt po i lexoj. E lexova suren El-En´am derisa unë e lexova ajetin e 60. Pastaj e lexova fjalën e Allahut: "Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet ..."! (El-En´am, 61)
Më tha: "O Hamza, a nuk jam Unë mbizotërues ndaj robërve të Mijë?"
Thashë: "I mbizotëron."
Ai tha: "Të vërtetën e the. Lexo!"
Lexova deri sa e mbarova këtë sure, dhe më tha: "Lexo"
Kështu që e lexova suren El -A'raf deri në fund, kur dëshirova të bie në
(në ajetin e fundit të sures El-A'raf-gjendet
- tilave), kështu që më tha: "Mjafton ajo që ke bërë
në dunja, mos bëj
tani, o Hamza!
Pastaj më pyeti: "Kush ta mësoi këtë lexim?"
Unë i thashë: "Sulejmani!"
Ai më pyeti: "Kush e mësoi Sulejmanin?"
Unë i thashë: "Jahja".
Ai tha: "Të vërtetën e ka thënë Jahja."
"Dhe kush e mësoi Jahjan?" pyeti Ai.
Unë i thashë: "Ebu Abdurrahman es Sulemi."
Tha: "Të vërtetën e ka thënë Ebu Abdurrahmani." Ai pyeti: "Kush e mësoi Ebu Abdurrahmanin?"
Unë i thashë, "Xhaxhai i Pejgamberit Tënd, Ali ibn Ebu Talibi!"
"Të vërtetën e ka thënë Aliu. Dhe kush e mësoi Aliun? "
Unë i thashë: "Profeti yt, salallahu alejhi ve selem!"
Ai më pyeti: "E kush e mësoi Pejgamberin Tim?"
I thashë: "Xhibrili!"
Ai tha: "Dhe kush e mësoi Xhibrilin?"
Pastaj heshta. Nuk iu përgjigja asgjë, kështu që më tha: "O Hamza, thuaj:
'Ti! "
Unë i thashë: "Unë nuk mund të them Ti! Nga turpi dhe respektit për Ty, nuk mund ta them."
Ai tha: "Thuaj Ti!"
Kështu që unë thashë: "Ti!"
Ai tha: "Të vërtetën e ke thënë o Hamza! E drejtë e Kur'anit është ti shpërblejë ata që janë shoqëruar me të dhe kanë punuar sipas tij. O Hamza, Kur'ani është fjala ime, dhe nuk e kam dashur askënd aq sa ata që pandërprerë shoqërohen me Kuranin! Afrohu, o Hamza."
Iu afrova afër dhe e vendosi dorën e Tij në galije (erë misku) dhe e fërkoi nëpër fytyrën time, dhe pastaj tha: "Këtë nuk e kam bërë vetëm me ty, por me recituesit e Kur'anit para dhe pas teje. Dhe ai që lexon Kuran si ti, me të vërtetë do të më vije mua personalisht. Dhe atë çfarë kam përgatitur tek Unë, o Hamza, është edhe më shumë se kjo, kështu që informoj miqtë e tuaj në lidhje me dashurinë Time për ata që rrinë me Kur'anin dhe atë çfarë Unë bëjë me ta. Me të vërtetë ata janë nga robërit e Mi të zgjedhur! O Hamza, pasha Fuqinë dhe Madhështinë time, nuk do ta djeg zjarri gjuhën e cila mëson Kuran, as zemrën e cila ka mbajt në mend, as veshin që e ka dëgjuar, as syrin që e ka shikuar. "
Kështu që unë thashë: "Lavdërimi të qoftë Ty, lavdërimi të qoftë Ty, Zoti im."
Ai tha: "O Hamza, ku janë ata që kanë shikuar shumë në mushaf (duke e mësuar)''?
Unë pyeta: "Zoti im, ata që janë hafiz të Kur'anit?"
Ai tha: "Jo, por Unë atë çfarë e kanë mësuar do tua ruaj deri në ditën e Kijametit, kështu që kur të më vinë, unë për çdo ajet të mësuar do t'ia ngriti nga një shkallë!"
Pastaj Hamza u kthye nga nxënësi i tij Sulejma dhe i tha: ''E pra a do të më fajësosh mua pse qajë dhe me fytyrën time e preki tokën?''
E lus All-llahun tebareke ve te’ala, që të na bëjë të jemi nga ehli-Kur'ani dhe të na fut në Xhennetin-Firdeus! Amin!
Përktheu: -Robëresha e Allahut-
www.botaislame.com