Në trotuar rrinte ulur një i verbër, te këmbët e tij kishte vendosur kapelën dhe një tabelë ku shkruante " Unë jam i verbër, ju lutem më ndihmoni."
Pranë tij kaloi një njeri, i cili u ndal dhe shikoi ato pak të holla që ishin mbledhur në kapelë, mori tabelën dhe në anën tjetër shkroi diçka.
Pas disa ore i njëjti njeri kalo përsëri pranë të verbrit, iu afrua dhe pa kapelën e tij e cila kësaj radhe ishte mbushur me të holla.
I verbëri e njohu nga të ecurit dhe e pyeti: “Ju lutem më tregoni se çfarë keni shkruar më parë në tabelën time?”
"Nuk kam shkruar asgjë të pavërtetë, kam shkruar atë që veç ishte shkruar, por me fjalë tjera", u përgjigj njeriu dhe me buzëqeshje në buzë, vazhdoi rrugën ...
I verbëri nuk e kuptoi se tani në tabelën e tij shkruante: "Sot është një ditë shumë e bukur, por unë nuk mund ta shoh atë."