Ndërsa burri i moshuar po linte diçka në xhepin e djaloshit, i tha:
-Zoti qoft i kënaqur prej teje, or bir! Më gëzove aq shumë,saqë ndjehem si të kisha lindur edhe një herë.
Djaloshi e dinte që në fillim të punës se mirësia që bëri ishte e pranueshme për palën tjetër. E kuptoi se voglushi që qante në qoshe të rrugës kishte humbur dhe pasi e kishte pyetur se nga kishte ardhur, e kishte hipur në një taksi dhe e kishte çuar në shtëpi.Porse me të gjetur shtëpinë,u çudit.Në vend të vilës me pishinë dhe me një skulpturë luani që kishte imagjinuar,i doli përballë një barakë me një çati e përqafoi me mall nipçen, e falenderoi dhe i futi në xhep djaloshit ca monedha.
Tek po bisedonte me plakun, djaloshi mësoi se prindërit e fëmijës kishin vdekur dhe duke përfituar nga momenti që plaku po qante, kontrolloi paratë në xhep.Katër-pesë monedha nuk nxinin as qoshen e xhepit.Po t`i hidhje një sy shtëpisë, kuptoje se me siguri burri plak ishte i varfër.Porse paratë që kishte dhënë,të paktën të nxirrnin harxhimet e taksisë.
Shpresa e djaloshit "për t`u pasuruar" u rrënuan dhe nisi t`i dridhej shpirti përbrenda.Me sa kuptoi, plaku ishte koprrac dhe do të bëhej mirë sikur t`i jepte një mësim.E shikoi me mëri plakun, mori në grusht monedhat dhe duke i flakur ato në këmbët e voglushit, i tha:
-Ik shko bli me to një lodër,picirruk!Kështu edhe gjyshi yt le të mësojë bujarinë!
Ndërsa voglushi po mblidhte paratë në tokë,djaloshit sa s`i ra të fikët.
Në duart e voglushit shkëlqenin katër-pesë monedha floriri.