Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tentim për djegien e xhamisë së Haxhi Ymerit në Gjakovë Mon 19 Sep 2011 - 22:12 | |
| Më datë 19.09.2011, në ora 01:30 pas mesnate, persona të panjohur tentuan dy herë radhazi t’ia vënë zjarrin xhamisë Haxhi Ymeri në Gjakovë
Për fat të mirë, tymi i zjarrit nga porta kryesore e xhamisë është diktuar me kohë nga banorët lagjes dhe menjëherë është informuar policia, e cila ka intervenuar për ta shuar zjarrin.
Pas gjysmë ore, për të dytën herë, tentohet t’i vihet zjarri derës kryesore të xhamisë, por përsëri policia e njoftuar nga banorët e lagjes, bashkë me zjarrfikësit kanë arritur me kohë, dhe pas intervenimit të tyre në tërësi është shuar zjarri pa pasoja në dëmtim të objektit të xhamisë.
Vlen të theksohet se ky akt vandal ishte i qëllimshëm, pasi që në të njëjtën natë pasuan dy sulme, dhe në të dy rastet dera kryesore e xhamisë është stërpikur me benzin.
Është hera e parë që në qytetin e Gjakovës të sulmohet një xhami. Deri më tani, historikisht, nuk është shënuar ndonjë rast për tentim djegie të xhamive, përveç në kohën e luftës nga okupatori serb.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë kërkon nga organet kompetent ligjore që rastin në fjalë të zbardhet sa më parë dhe autorët e krimit zbulohen e të ndëshkohen.
Sektori për informim pranë KBI në Gjakovë | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Tentim për djegien e xhamisë së Haxhi Ymerit në Gjakovë Mon 19 Sep 2011 - 22:22 | |
| Subhanalla
Ne mezi jemi duke i ndertuar xhamiat duke be kerkime e lejej kto shkojne i djegin, Allahu ua dhasht denimin jarabi ....cka te them tjeter te lan pa comment
Ai ndoshta gjuna eshte me fol po shife se atje ne Gjakov eshte imami i dobet pak ka musliman ne baz te informatave qe kam un, ndoshta dhe mund te jem gabim Allahu mi falt kusuret | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Tentim për djegien e xhamisë së Haxhi Ymerit në Gjakovë Mon 19 Sep 2011 - 22:33 | |
| Siq po ndodhin shume gjera ,,edhe Kijameti eshte afer, All-llahu e din me se miri ,dhe na mbrojte prej ketyre qafirave.. | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Tentim për djegien e xhamisë së Haxhi Ymerit në Gjakovë Mon 19 Sep 2011 - 22:44 | |
| Po kur nje vend qe ka musliman dhe djeget xhamia cka pret hajr nga ai vend ma , normal qe shum afer jemi gjitha jan shenja kijameti kto
Si ka mundesi me nje qytet shqiptare te djeget xhamia ...?! Po Ku jan bre kto muslimanet qe nuk reagojne ashper se me te mire nuk mer vesh askush ktu ...
ehhhh vella ktu shifet qe eshte i dobet muslimanizmi nejse mos te teproj me shum tju jap rast te flasin tjeter te komentojne
Selamu Alejkum | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Tentim për djegien e xhamisë së Haxhi Ymerit në Gjakovë | |
| |
|