Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vazhdon gjykimi për djegien e xhamisë Bajrakli në Beograd Mon 12 Dec 2011 - 11:27 | |
| Në Gjykatën Komunale të Beogradit dje ka vazhduar gjykimi i grupit prej 20 të akuzuarve për djegien e xhamisë Bajrakli në mars të vitit 2004
Në këtë seancë janë ftuar policët, të cilët nuk i ishin përgjigjur më parë thirrjeve të gjyqtarit Ivana Ramiç.
Policët e ftuar kanë qenë në kordonin në cep të rrugës së Mbretit Petër të cilët janë përpjekur t’i ndalojnë huliganët ta sulmojnë xhaminë Bajrakli në natën ndërmjet 17 dhe 18 marsit të viti 2004, shkruan ‘Blic’.
Një pjesëtar i brigadës së policëve Mladen Gjorgjeviq tha se policia ka qenë plotësisht e përgatitur, por nuk kishte urdhër. “Ne kishim maska gazi dhe materie kimikë, por jo edhe komandën për t’i përdorur ato” tha ai. “na kanë sulmuar me mjete të ndryshme, sepse në afërsi ishin duke u kryer punime ndërtimore”
Ai theksoi se përdorimi i gazit lotsjellës varej nga vlerësimi i eprorëve kompetentë, pasi që gjykatësi ia kishte paraqitur dëshminë e eprorit të tij Miroslav Vuliq, më 3 dhjetor 2010, se policia nuk kishte gaz lotsjellës dhe maska të gazit. (Nga agjencitë) | |
|