Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shenjat e Dashurisë së Vërtetë Wed 21 Sep 2011 - 1:18 | |
| Kur Hazreti Muhammedi , sal-lall-llahu alejhi ves-selem , po bënte një bisedë me sahabët,Sevbani radiall-llahu anhu, po e vështronte të dashurin e Allahut në mënyrë të çuditshme, krejt i përhumbur.Gjendja e tij ia tërhboqi vëmendjen Resulullahut. Ai, me shumë mëshirë, e pyeti:
Çfarë ke , o Savban?
Ashiku i Resulullahut, Sevbani, radiall-llahu anhu, u shpreh:
-Tu bëfsha kurban, unë së bashku me nënë e baba, o Resulullah!Malli për ty më ndez e më përc0δllon deri në atë mas0δ, sa , kur jamë larg nurit tënd, më duket çdo çast burim hidhërimi.Kur në dunja është kaq e dhimbhshme të që, po në ahiret sa e rëndë do të jetë!? Në botën tjetër , ju Pejgamberët do të jeni së bahsku.Kurse përfundimi im, në lidhje me atë botë, është akoma më i paqartë! Nëse nuk do të hyj dot në xhennet, do të privohem nga mundësia për të të shikuar ty! Kjo gjë më mundon e më torturon o Resulullah!
Më pas, Hazreti Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ves-selem, i dha sihariq:
"Njeriu do të jetë me atë që e do...." (Buhariu, Edeb,96.)
Ndërsa shenja e dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, është bindja dhe dorëzimi.Nëse nuk u bindemi udhëzimeve të Hazreti APejgamebrit, a.s , nuk do të kemi fyturë të kërkojmë shefaatin në botën tjetër.
Në ajetin Kur`anorë, paralajmërimi është krejt i qartë:
"Thuaju (o Muhammed): Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t`ju dojë dhe t`ju falë gjunahet..." (Ali Imran,31)[b]
Domethënë se nuk duhet keqkuptuar hadithi i Muhammedit a.s , sipas të cilit "Njeriu është me atë që e do" Pa zbatuar dhe ejtuar si vepërmirët, nuk mund të jemi sëbashku me ta. Edhe jahudit, edhe krishterët sipas formës së tyre ushqejnë dashuri për profetët e tyre, por ama nuk ajnë sëbahsku me ta.
Ndryshe Fudajl bin Ijaz, rahmetullahi alejh, i kërkonte llogari kështu nefsit të tij:
"Ti kërkon të jesh me Hz.Pejgamberin dhe besnikët e tij në xhennetul Firdeus, por, çfarë ke bërë ndonjë vepër që të bën ta meritosh këtë? Sa ndjeshmëri epshore ke fituar në vete? Sa e ke mundur mërzinë? Sa të afërm ke vizituar, prej atyure që nuk të bëjnë vizitë? A ja ke falë gabimin ndonjë vëllai? | |
|