Sot isha duke shikuar Tv, edhe në një pjesë publicitare që u dha, një nga reklamat ishte pikërisht me këtë titull “Love Test…Më do apo s’më do?”
Subhanallah thashë me vete, sa njerëz të prapambetur, akoma besojnë në këto budallalliqe..Zoti na ruajt…
Sipas këtyre personave ai test tregon se çfarë robi ka në zemrën e tij, se sa përqind të dashurisë posedon në zemrën e tij/saj kundrejt bashkëshortes/it…
Subhanallah…
Disa të tjerë shkojnë tek fallxhoret, për të parë rrjedhimet e jetës së tyre, për të parë fatin se çfarë do t’iu ndodhë më vonë…Estagfirullah…
Por a na lejohet ne shkuarja tek fallxhoret ?
A na lejohet ne besimi në këto gjëra ose besimi tek këta njerëz, qe sot e kanë kthyer në biznes këtë gjë… Subhanallah..
Do të tregoj edhe disa hadithe mbi këtë gjë..
Muhamedi (alejhi selam) ka vendosur rregulla të qarta të cilat ndalojnë çdo shkuarje te fallxhoret.
Safijjeh transmeton nga Hafsa (gruaja e Pejgamberit s.a.v.s.) se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë:
“Namazi i kujtdo që i afrohet ndonjë fallxhori dhe e pyet atë për ndonjë gjë nuk pranohet për 40 ditë dhe netë.” (Muslimi)
Ndëshkimi në këtë hadith është (thjesht) për afrimin te një fallxhor dhe pyetja e tij për kuriozitet.
Ky ndalim mbështetet gjithashtu edhe nga hadithi i Muavi ibn Hakam Selami në të cilin ai thotë:
“O i dërguari i Allahut ka disa njerëz prej nesh që (vizitojnë) shkojnë te fallxhoret”.
Resuli (alejhi selam) iu psrgjigj : “Mos shkoni tek ata”
(Cituar nga En-Neveviu ne Tefsir El-Aziz El-Hamid)
Ky ndëshkim i ashpër është caktuar për shkuarjen tek fallxhoret sepse ky veprim është hapi i parë në drejtim të besimit tek fallxhoret.
Në qoftë se dikush shkon atje duke dyshuar se a është i vërtetë tregimi i fatit apo jo, dhe në qoftë se disa prej thënieve të fallxhorit dalin të vërteta, ai me siguri do të bëhet një besimtar i zjarrtë dhe i zellshëm në tregimin e fatit dhe në fallxhoret.
Subhanallah, Allahu na ruajt nga këto gjëra, lusim Allahun Teala që të largojë prej nesh shejtanin e mallkuar që mund të na ngacmojë dhe të na çojë deri në atë pikë sa që të besojmë edhe në fallxhoret..
Allahu thotë qartë në Kur’an se askush veç Tij nuk e njeh të padukshmen,bile as Muhammedi (alejhi selam).
Allahu thotë:
“Çelësat e fshehtësisë janë vetëm te Ai,atë (fshehtësinë) nuk e di askush veç Tij…” (Kur’an 6:59)
Allahu i ka thënë të dërguarit Muhammed (alejhi selam).:
“Thuaj;”Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi,as një dëm,veç çfare do Allahu.
Sikur t’a dija të fshehtën,do të shumoja për vete të dobishmet e nuk do më prekte gjë e keqe…” (Kur’an 7:188)
Në një ajet tjetër thuhet:
“Thuaj;”Askush veç Allahut as në qiell,as në tokë nuk e di të fshehtën…” (Kur’an 27:65)
Prandaj të gjitha metodat e ndryshme që përdoren nëpër botë nga falltorët ose treguesit e fatit janë të ndaluara për muslimanët (p.sh.)
Allahu thotë në Kur’anin famëlartë:
“S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.”
Pra nga të gjithë këto argumente akoma nuk jemi në gjendje të hapim sytë, të shohim çfarë bëhet, ti largohemi të dyshimtave..?
Akoma nuk jemi në gjendje të vendosim dhe ta ngulitim në kokë që fatin tonë nuk e din askush tjetër përvec Allahut Teala..?
Nuk jemi ne të vetëdijshëm për këto gjëra, për të gjitha këto argumente që kanë ardhur…Subhanallah… Po çfarë kërkojmë ne atëherë tjetër…!
E lus Allahun e Madhërishem të na forcojë besimin tonë, të na bëjë prej të devotëshme, të largojë shejtanin nga vetja e jonë që mos të na ngacmojë deri ne atë pikë që të bëjmë fitne…Estagfirullah… Mos të arrijmë edhe në gradat e shirkut..Allahu na ruajt..Pra falli na çon në fitne dhe nëse lidhemi aq ngushtë edhe ne shirk…Estagfirullah…Këtu po e mbyll këtë shkrim me një ajet kur’anor:
”Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.” (El-Bekare 19
Rejhana Çekrezi