islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Istigfari i Profetit a.s  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Istigfari i Profetit a.s  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Istigfari i Profetit a.s  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Istigfari i Profetit a.s  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Istigfari i Profetit a.s  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Istigfari i Profetit a.s  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Istigfari i Profetit a.s  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Istigfari i Profetit a.s  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Istigfari i Profetit a.s  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
448 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 448 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Istigfari i Profetit a.s  Empty96%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Istigfari i Profetit a.s  Empty0%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Istigfari i Profetit a.s  Empty0%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Istigfari i Profetit a.s  Empty0%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Istigfari i Profetit a.s  Empty1%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Istigfari i Profetit a.s  Empty2%Istigfari i Profetit a.s  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Istigfari i Profetit a.s

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine-Meli
Administrator
Administrator
Admine-Meli


Numri i postimeve : 160
Data e regjistrimit : 20/09/2011
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Tetove

Istigfari i Profetit a.s  Empty
MesazhTitulli: Istigfari i Profetit a.s    Istigfari i Profetit a.s  EmptyThu 22 Sep 2011 - 1:13

Istigfari i Profetit a.s  Duaaa_kerim_200_200
Ebu Hurejra (r.a.) thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të pohojë se: “Betohem në emër të Allahut se me të vërtetë unë kërkoj falje dhe pendohem tek Ai më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.”[1]

Shpjegimi i Hadithit:

Ky hadith profetik na paraqet një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë me besimin. Ky na ofron një panoramë të sjelljes së myslimanit si dhe një model të marrëdhënieve mes njeriut dhe Krijuesit. Kjo panoramë na shfaqet në modelin më të mirë; na shfaqet nëpërmjet sjelljes dhe lidhjes së ngushtë që profeti (a.s.) kishte me Allahun e Lartësuar.

Për të treguar se ai (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu shprehet në formën e betimit që do të thotë se kërkimi i faljes dhe pendesa ka një vlerë të madhe. Në të njëjtën kohë, betimi tregon se kërkimi i faljes dhe pendesa janë urdhra dhe porosi hyjnore. Çdokush që është treguar neglizhent të nxitojë sa më parë për të kërkuar falje dhe për t’u penduar.

Gjithsesi, me të drejtë këtu mund të lindë pyetja: Mos vallë profeti (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu ngaqë ka bërë ndonjë mëkat? Si është e mundur një gjë e tillë kur ai (a.s.) është i pagabueshëm, nuk flet fjalë boshe dhe atij i falen të gjitha mëkatet?!

Në lidhje me këtë temë dijetarët kanë një direktivë të qartë: Profeti (a.s.) i kërkon falje Zotit ashtu siç i ka hije pozitës së tij, edhe pse është i shfajësuar nga çdo mëkat dhe kundërshtim ndaj urdhrit hyjnor, qoftë gabimisht apo para zbritjes së profetësisë.

Në Kuranin Famëlartë lexojmë ajete që qartësisht e urdhërojnë profetin (a.s.) që të kërkojë falje. Allahu i Lartësuar thotë: “Kërko falje tek Allahu. Me të vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirues.”[2] Ndërsa në një ajet tjetër Allahu i Lartësuar thotë: “Madhëroje duke e falenderuar Zotin tënd dhe kërko falje tek Ai. Me të vërtetë Ai është Pranues i pendimit.”[3] Që do thotë se Ti o Muhamed kërko falje tek Zoti për ymetin tënd. Fjala “Teu-uaba” që do të thotë “Pranuesi i pendimit” është përdorur në formë të hiperbolizuar duke dëshmuar se profeti (a.s.) urdhërohet që të kërkojë falje për ymetin e tij. Hiperbolizimi tregon se numri i atyre që kërkojnë falje dhe numri i mëkateve është i madh.

Kërkimi i faljes është programi i fesë islame, ku shembulli më i mirë është profeti (a.s.). Istigfari[4] hap dyert e riskut, mbyll shtigjet e skamjes, ia nënshtron besimtarit ligjet e këtij universi, është shkak i numrit të madh të pasardhësve, shtimit të pasurisë, pjellorisë së tokës dhe rrjedhjes së lumenjve. Profeti Nuh (a.s.) i drejtohet Allahut të Lartësuar: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit të faljes, Ai ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe për ju bën kopshte dhe lumenj.”[5]

Është mëse e vërtetë se profeti (a.s.) ka kërkuar falje për ymetin e tij, madje ka kërkuar shumë falje dhe asnjëherë nuk ka reshtur. Mirëpo disa grupime siç ishin hipokritët e Medines e refuzuan këtë mirësi dhe nder që ju bë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur u thuhet atyre: Ejani se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.”[6]

Le të meditojmë pak në numrin e madh të istigfarit të profetit (a.s.) i cili thotë: “unë kërkoj falje dhe pendohem tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë”. Ky është një stimulim për ymetin mysliman për të kërkuar falje dhe për t’u penduar tek Allahu. Profeti (a.s.) megjithëse është i pagabueshëm dhe njeriu më i mirë nga të gjithë të tjerët, kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Ndërkohë profeti (a.s.) kërkon falje jo se është mëkatar por ngaqë ai (a.s.) mendon se adhurimi i tij karshi Allahut të Lartësuar nuk është i plotë. Ibnu Haxher El Askalani thotë: “Në momentin që profeti (a.s.) nuk e përmend Allahun, adhurimi i tij nuk konsiderohet i plotë, prandaj edhe ai (a.s.) kërkon falje për të demonstruar adhurimin dhe falenderimin ndaj Allahut të Lartësuar.”

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1. Betimi dhe përforcimi i mendimit
2. Modeli i mirë
3. Adhurimi i shumtë i profetit (a.s.)
4. Istigfari
5. Vazhdimësia e pendesës dhe kthimit tek Allahu

1 – Betimi dhe përforcimi i mendimit

Betimi konsiderohet një prej instrumenteve më të rëndësishëm të ftesës islame, sepse në vetvete ai mbart një sërë nocionesh. Pikërisht, për këtë arsye profeti (a.s.) betohet se kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Profeti (a.s.) betohet në emër të Allahut dhe kjo dëshmon qartë për rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka tek Allahu istigfari dhe pendimi. Imam Ibn Haxheri thotë: “Betimi në diçka tregon përforcim të mendimit megjithëse ai i cili e dëgjon mendimin nuk ka dyshim në të.” Në Kuran Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar profetin (a.s) të betohet: “Të pyesin ty (o Muhamed) a është ai (Kurani) i vërtetë? Thuaj: Po, betohem në emër të Zotit tim që me të vërtetë ai është i tillë.”[7]

Po ashtu edhe përforcimi i mendimit konsiderohet prej instrumenteve më të rëndësishëm të ftesës islame, sepse profeti (a.s.) në këtë hadith shprehet me këto fjalë: “me të vërtetë” Përforcimi i mendimit dëshmon për vërtetësinë e lajmit. Kjo lloj forme e të shprehurit përdoret në shumë ajete Kuranore. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë të devotshmit kanë shpëtuar.”[8] “Me të vërtetë ata të cilët kanë besuar dhe bërë vepra të mira, për ta është përgatitur si vendbanim Xhenetet e Firdeusit.”[9]

2 – Modeli i mirë:

Nga ky hadith kuptojmë se profeti (a.s.) kërkon falje dhe pendohet tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë. Nga kjo ai (a.s.) është shembulli dhe modeli më i mirë për ymetin e tij. Ymeti e ka për detyrë që ta ndjekë dhe ta pasojë veprën e tij.

Ai (a.s.) është mësuesi dhe edukatori ynë në fjalët dhe veprat e tij. Ai kërkonte falje tek Allahu dhe i ka urdhëruar njerëzit që të kërkojnë falje tek Zoti, në mënyrë të atillë që ata ta marrin atë për shembull dhe ta pasojnë veprën e tij.

Prandaj, modeli i mirë konsiderohet prej cilësive kryesore me të cilat duhet të përshkruhet thirrësi mysliman. Profeti Muhamed (a.s.) ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë modeli më i mirë në të gjitha fushat e jetës. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, I Dërguari i Allahut ka qenë shembulli më i mirë për atë njeri që kërkon kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e botës tjetër.”[10]

Thirrësi mysliman duhet të jetë shembulli dhe modeli më i mirë në mesin e njerëzve. Nëse ai i fton ata që të falin namazin, duhet të jetë vetë i pari që ta falë namazin. Nëse i fton ata që të japin sadaka (lëmoshë), duhet të jetë vetë i pari ta japë atë. Thirrësi i cili nuk kujdesohet për të qenë ai modeli dhe shembulli më i mirë, realisht ai me veprën e tij i largon njerëzit nga vetvetja.

Thirrësi i suksesshëm duhet të jetë model për të tjerët në të gjitha veprimet dhe sjelljet. Nuk ka pikë dyshimi se nëse thirrësi zbaton me përpikëri atë që thotë, ftesa e tij do ketë rezultatet e pritura, sepse njerëzit tek ai shikojnë personin model. Ata jo vetëm që e dëgjojnë atë me veshë, por në të njëjtën kohë e shikojnë atë me sytë e tyre, se sa i përpiktë dhe korrekt është ai në ato që thotë.

3 – Adhurimi i shumtë i profetit (a.s.):

Ky hadith është argument i qartë se profeti Muhamed (a.s.) është njeriu që e ka adhuruar më së shumti Allahun e Lartësuar nga gjithë njerëzit e tjerë. Ai më shumë se kushdo tjetër e i frikësohej Allahut.

Në të gjitha aspektet profeti (a.s.) ka qenë i pari dhe askush nuk mund të krahasohet me të. Ai (a.s.) ka qenë adhuruesi më i madh, durimtari më i madh, agjëruesi më i madh. Ai i mbështetej më fort Allahut se çdokush tjetër. Ai (a.s.) ka qenë njeriu që më shumë se kushdo tjetër ishte i kënaqur me caktimin e Zotit. Ai (a.s.) ishte njeriu që i lutej Allahut më shumë se çdokush tjetër, e falenderonte dhe kërkonte strehim tek Ai. Ka qenë më trimi, më toleranti, më i turpshmi, më i edukuari dhe më modesti. Ai (a.s.) ka qenë njeriu që më mirë se kushdo tjetër e ndjente mbikëqyrjen e Allahut, njeriu më i përkushtuar dhe i përqendruar në adhurim, njeriu që më shumë se kushdo tjetër falte namaz.

Profeti (a.s.) falej gjithë natës, përveçse një pjese të vogël të saj, saqë këmbët i mpiheshin nga qëndrimi i gjatë në këmbë. E megjithëse atij i janë falur të gjitha mëkatet, me falje ai (a.s.) shprehte mirënjohjen dhe falenderimin ndaj Allahut të Lartësuar.

Ja se si e përshkruan Auf ibnu Malik profetin (a.s.) duke falur namazin e natës: “Një natë isha me profetin (a.s.). Në fillim i pastroi dhëmbët me misvak, mori abdes dhe pastaj u fal. Edhe unë iu bashkëngjita në namaz. Ai filloi të lexonte suren El Bekare. Sa herë që lexonte një ajet që fliste për mëshirën e Allahut, ndalonte dhe lutej për mëshirë. Sa herë që lexonte ndonjë ajet që fliste për ndëshkim, ndalonte dhe kërkonte mbrojte prej Allahut nga ndëshkimi. Më pas ai ra në ruku dhe qëndroi ashtu afërsisht sa kishte qëndruar në këmbë duke thënë: Subhane dhil Xheberuti uel Mulku uel Melekutu uel Adhametu. Pastaj binte në Razz duke qëndruar përafërsisht aq sa kishte qëndruar më parë. Më pas në rekatin tjetër lexoi suren Ali Imran dhe veproi ashtu siç kishte vepruar në rekatin e parë.”[11]

Ndërsa Aishja (r.a.) thotë: “Askush prej jush nuk mund ta përballojë atë që ka përballuar profeti (a.s.). Ai agjëronte aq shumë saqë mendoja se asnjëherë nuk ka për ta ndërprerë agjërimin .. dhe nëse dëshiroje ta shikoje atë gjithë natën duke u falur, me të vërtetë që e shikoje.”

Në betejën e Bedrit, profeti (a.s.) i lutej Allahut me përgjërim dhe kërkonte strehim tek Ai që Allahu ta shpëtonte grupin e besimtarëve që ishin bashkë me të aq shumë saqë rroba që kishte mbi supe i ra nga krahët dhe Ebu Bekri i tha profetit (a.s.) që ta ndërpriste lutjen sepse Allahu ia kishte pranuar lutjen.

Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më bujar, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ka qenë akoma më bujar.

Kështu pra, duke parë me vëmendje jetën e profetit (a.s.) do të gjejmë se ai (a.s.) është personi që ishte më i përkushtuar me adhurim se kushdo tjetër.

4 – Istigfari:

Të kërkuarit falje më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë nga ana e profetit (a.s.) tregon se istigfari është shumë i rëndësishëm.

Profeti Nuh (a.s.) e urdhëroi popullin e tij që të kërkonte falje tek Allahu: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit të faljes, Ai ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe për ju bën kopshte dhe lumenj.”[12]

Edhe profeti Hud (a.s.) e urdhëroi popullin e tij që të kërkonte falje tek Allahu: “O populli im, kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse ai ju zbret nga qielli shi të bollshëm, jua shton forcën që keni më shumë dhe bëni kujdes e mos u ktheni në njerëz mizorë.”[13]

Istigfari është shkaku kryesor i faljes së mëkateve. Në një hadith Kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “O robërit e Mi, me të vërtetë, ju gaboni natën dhe ditën, por Unë jua fal juve të gjitha gabimet. Prandaj, më kërkoni falje që Unë t’ju falë.”[14] Ndërsa profeti (a.s.) thotë: “Betohem në emër të Atij që ka në dorë jetën time, nëse ju nuk do të gabonit, Allahu do t’ju zhdukte dhe pastaj do të krijonte njerëz të tjerë që do të gabonin, do të kërkonin falje dhe Ai do t’jua falte gabimet.”[15] Në një hadith tjetër profeti (a.s.) thotë: “Për çdo natë, Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë derisa në pjesën e tretë të fundit të natës thotë: Kush do të lutet që Unë t’i përgjigjem, kush do të më kërkojë që Unë t’i jap dhe kush do të kërkojë falje që Unë ta fal?!”[16]

Nga këto hadithe, dalim në konkluzionin se istigfari është mjaft i rëndësishëm dhe se ai zë një pozitë të lartë tek Allahu i Lartësuar. Prandaj, thirrës i suksesshëm është ai i cili i orienton njerëzit për tek istigfari.

5 – Vazhdimësia e pendesës dhe kthimit tek Allahu:

Në shumë ajete Kuranore, Allahu i Lartësuar i urdhëron njerëzit që të pendohen. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët keni besuar pendohuni me sinqeritet të plotë tek Allahu.”[17] “A nuk po pendoheni dhe të kërkoni falje tek Allahu?! Allahu është Falës e Mëshirues.”[18] “Me të vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe që janë të pastër.”[19] “Ai i cili pasi është sjellë padrejtësisht pendohet dhe sillet mirë, Allahu e pranon pendesën e tij. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirues.”[20]

Profeti (a.s.) nëpërmjet fjalëve të tij na ka nxitur që të pendohemi sa më shpejt tek Allahu. Hadithet e profetit (a.s.) janë të shumta, por le të mjaftohemi me hadithin që (a.s.) thotë: “Allahu ia pranon pendesën atij njeriu që pendohet përpara se të perëndojë Dielli.”[21]

Me fjalën pendesë kuptojmë që njeriu të pendohet për mëkatet dhe gjynahet që ka vepruar dhe të vendosë me gjithë zemër se asnjëherë më nuk ka për t’i kryer ato. Ai duhet të pendohet për hir të Allahut dhe jo për ndonjë përfitim material të kësaj bote, apo të pendohet i imponuar nga dikush. Përkundrazi pendesa e tij duhet të bëhet me dëshirë.

Njeriu i cili pendohet tek Allahu i Lartësuar, ka dy benefite:

Përfitimi i Parë: Zbaton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kur njeriu zbaton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij gjen lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Përfitimi i Dytë: Merr për shembull profetin (a.s.) se ai (a.s.) e kishte zakon që pendohej tek Allahu më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.

Njeriu duhet të jetë i sinqertë në pendesën e tij sepse njeriu i cili pendohet me zemër apo me fjalë mirëpo vazhdon të bëjë mëkate, atëherë pendesa e tij nuk mund të quhet pendesë e vërtetë. Si mund të thotë njeriu: Unë pendohem tek Allah ndërkohë që ai vazhdon të mëkatojë apo e ka vendosur me gjithë zemër që ta kryejë mëkatin?!

Nëse ti gabon ndaj dikujt dhe sillesh me të në këtë formë, atëherë me të drejtë njeriu që ke gabuar ndaj tij do të zemërohet dhe do të kujtojë se ti po tallesh me të. Kur njeriu nuk e pranon një gjë të tillë, po Allahu i Lartësuar? Ka prej atyre njerëzve të cilët thonë: unë jam penduar dhe nuk pi alkool. Mirëpo ai vazhdon të pijë alkool haptazi përpara gjithë njerëzve. Këta njerëz bëjnë tre gabime: 1. Mëkatin e pirjes së alkolit, 2. Mashtrojnë vetveten, 3. Nuk kanë seriozitet në marrëdhëniet dhe raportin me Krijuesin e tyre.

Prandaj, nëse me të vërtetë kërkojmë që të pendohemi tek Allahu, atëherë duhet ta braktisim mëkatin plotësisht, ta urrejmë atë dhe të pendohemi ngase e kemi vepruar atë.

Epilog:

Tregohet se, një person shkon tek një dijetar dhe i thotë: Bereqeti në pronë më është pakësuar, prandaj më këshillo se çfarë duhet të veproj. Dijetari i thotë: kërko falje tek Allahu. Më pas vjen një person i dytë që i ankohet dijetarit se ka shumë pak pasuri, dijetari i thotë: kërko falje tek Allahu. Pastaj vjen një personi i tretë që kërkon të këshillohet me dijetarin në lidhje me pasardhësit që ishin të pakët në numër. Dijetari e këshillon duke i thënë: kërko falje tek Allahu. Të pranishmit, të habitur e pyesin dijetarin: dijetar i nderuar erdhën tre persona të ndryshëm të cilët të drejtuan pyetje të ndryshme dhe ti u dhe të njëjtën përgjigje?! Po – tha ai, është e vërtetë, po a nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut në Kuran, i Cili thotë: “Unë u thashë atyre: Kërkoni falje tek Zoti juaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës. Për shkak të kërkimit falje, Ai ju dërgon shi të bollshëm, ju shton pasurinë dhe fëmijët tuaj.”[22]



[1] Transmeton imam Buhariu.

[2] Sure En Nisa: 106.

[3] Sure En Nasr: 3.

[4] Kërkimi falje

[5] Sure Nuh: 11-12.

[6] Sure El Munafikun: 5.

[7] Sure Junus: 53.

[8] Sure En Nebe’e: 31.

[9] Sure El Kehf: 107.

[10] Sure El Ahzabë: 21.

[11] Transmeton imam Ebu Daudi. Hadithi është i saktë.

[12] Sure Nuh: 11-12.

[13] Sure Hud:52.

[14] Transmeton imam Muslimi.

[15] Transmeton imam Muslimi.

[16]

[17] Sure Et Tahrim: 8.

[18] Sure El Maide: 74.

[19] Sure El Bekare: 222.

[20] Sure El Maide: 39.

[21] Transmeton imam Muslimi.

[22] Sure Nuh: 11-12.

Perktheu: Elton Harxhi
[justify]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Istigfari i Profetit a.s
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI U BË SHKAK ISTIGFARI PËR PUNËSIM?!
» TEUBEJA - ISTIGFARI (PENDIMI DHE KËRKIMI I FALJES SË MËKATEVE)
» Morali i Profetit (a.s)
» Vuajtjet e Profetit (a.s).
» Shenjat e ardhjes së Profetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Hadith :: Tregime nga hadithet e Muahmemdit a.s-
Kërce tek: