Morali
i Profetit (a.s)
Ishte fytyrë ëmbël, natyrë e lehtë, jo i rëndomtë,
jo i ashpër, as i rëndë në kritikë e as i tepruar në të lavdëruar.I
pëlqente t’i thërrasë njerëzit me emrat që atyre u pëlqenin; nuk ua
priste fjalën derisa të mbaronin.Kur i erdhi për vizitë delegacioni i
Abisinisë, u ngrit në këmbë duke iu shërbyer me dorën e ...tij,
duke thënë se këta na i respektuan shokët.Me një modesti të
admmirueshme i bëntë njerëzit të ndiheshin mirë pranë tij, duke u thënë
se ishte i biri i një gruaje që hante “kadid” (një ushqim tradicional i
Mekës).
Kur por çlironte Meken, koka e tij prekte shpinën e
devesë nga modestia.Kush e shihte nga larg, e admironte; kush e takonte,
e donte dhe kush kishte qenë shoqërues i tij, e kishte të vështirë pa
të, të jetonte. Ky është Pejgamberi që u ishte shkruar letra mbretërve
persë e romankë, e nga ana tjetër, me dëshirën më të madhe, i veshur me
rrobën e tij të thjeshtë, ulej në dyshemenë e shtëpisë që fëmijët të
kënaqeshin të hipur mbi shpinën e tij. Ky është njeriu, të cilin Zoti e
solli shembull dhe model për besimtarët.