Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: MORALI CELESI I SUKSESIT NE JETE Mon 11 Jul 2011 - 18:27 | |
| Morali eshte pjesa e pandashme e njeriut dhe si e tille, eshte i vjeter aq sa edhe vet njeriu. Koha moderne jo vetem ne shoqerine shqiptare por ne nivel global e ka vene ne krize moralin personal dhe shoqerore, rregullat e jetes dhe etikes se komunikimit. Nder gjerat me te veshtira dhe me shqetesuese me te cilet po perballet familja, shkolla dhe shoqeria ne strukturat e saja sociale dhe publike eshte morali. Shkaqe te kesaj krize morale jane te shumta, si p.sh: shperberja e familjes dhe mbikeqyrja e dobet familjare; shoqeria e keqe; besimi i dobet ne All-llahun xh.sh, mjetet e informacionit, lakuriqesia,mesazhet telefonike etj. U bashkengjiten ketyre shkaqeve edhe: pasiviteti i rinise, dembelizmi, pavendosshmeria dhe mungesa e nje
vizioni te qarte rreth se ardhmes se tyre, te gjitha keto ndikojne ne moralin dhe karakterin e shoqerise.Pa ligje s‘ka shtet te sigurt, e pa moral publik nuk ka shoqeri te shendoshe. Ne nje shoqeri ku mungon morali publik, apo pelhura morale eshte care, ligji duhet te ushtroje “ dhune”.Mendoj se pajtohemi te gjithe, per nevojen urgjente qe te permiresojme gjendjen dhe etiken individuale e sociale ne shkolla, spitale, burgje, administratat publike dhe sherbimet private. Brezit te ri I mungojne ato parime morale, ato tradita qytetarie qe i kane pasur gjeneratat e prinderve tone.Ne ditet tona morali nuk kuptohet ashtu sic e kuptonin te paret tane, nje teresi virtytesh. Njeriu i diteve te sotme kerkon ta kuptoj ate me shume ne formen e etikes dhe dukates shoqerore. P.sh, lakuriqesia, parimet morale ndaj ketij fenomeni kane ndryshuar nga brezi ne brez, dikur konsiderohej turp, sot dicka private.
Edhe pse psikologet shpjegojne se nese femijet ekspozohen me lakuriqesine, qofte nga televizioni, revistat apo interneti, hormonet seksuale zhvillohen para kohes se natyrshme, gje e cila shkakton stres, dhe ndikon negativisht ne vlerat dhe moralin e tyre, p.sh, imoraliteti, dikur ishte turp i pafalshem, sot konsiderohet nevoje biologjike, ose alkoolizmi, dikur ishte semundje,sot nevoje shpirterore.
Edukata morale eshte nje nga perberesit me te rendesishem ne formimin dhe ne zhvillimin e personalitetit te njeriut ne arritjen e sukseseve ne jete. Nuk ka dyshim se popujt qe kane mundur te mbeten per nje kohe te gjate ne kembe pa u rrezuar nga historia, jane ato qe kane respektuar vlerat morale. Kur’ani Famelarte flet per disa popuj te meparshem, te cilet u shkaterruan prej denimit te All-llahut per shkak te moralit te prishur te tyre.
Morali permban nje sere parimesh te larta lidhur me sjelljet e njeriut, te cilat, qe te gjithe burojne prej nivelit te larte shpirteror. Per ne fund po permendim disa nga theniet e Muhammedit s.a.v.s nga ku burojne vlerat e moralit islam: Muslimani me besim me te plote, eshte ai qe ka moral te mire” Turpi dhe besimi jane te bashkangjitura, nese njeri largohet, largohet edhe tjetri” Nuk me ka derguar All-llahu I Lartesuar, vetem se per t’i persosur\ virtytet e larta morale. | |
|