Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| | MORALI DHE NJERIU | |
Dr.Recep Kilic.MORALI DHE NJERIUFjala “Ahlak”(moral) rrjedh nga gjuha arabe dhe është shumësi i fjalës “hulk”. Kurse fjala “hulk” ka këto kuptime: “fe, natyrë, virtyt dhe karakter”.[sup]1[/sup] Fjala “ahlak”, e cila pos kuptimit etimologjik që nënkupton: fe, virtyt, gjendje, mënyrë dhe sjellje, ajo na tregon edhe strukturën e karakterit të ngritur te njeriu. Ajo, që në masë të madhe i formëson dhe i orienton mendimet dhe qëllimet e njeriut bashkë me veprimet e tij, është pikërisht struktura e karakterit që e posedon njeriu. Kësisoji, pra, morali para se gjithash e zbukuron karakterin e njeriut. Atë e pajis me qëllime e ide të mira e të pastra. Përderisa njeriu të posedojë qëllime të mira, edhe veprat e tij do të jenë në të njëtin drejtim.Moralin mund ta përkufizojmë edhe si “një fushë e cila merret me lëvizjet e vullnetshme të individit”.[sup]2[/sup] Morali, në tërësi merret me veprimet e njeriut të cilat ai i kryen sipas vullnetit të tij të lirë. Për veprimet që i kryen ai jashtë vullnetit të vet, si pasojë e presionit nga jashtë, njeriu nuk ndjen as pendim e as gëzim. Për veprimet e këtilla njeriu as lavdërohet e as qortohet nga të tjerët. I këtillë është njeriu të cilin dikush e ka grabitur dhe e tërheq zvarë dikah...Thënë shkurt, verpimet, shkaku i të cilave ndodhet jashtë tyre dhe të cilat realizohen pa ndërhyrjen e vetë personit në fjalë, quhen veprime të pavullnetshme. Për vepra të këtilla njeriu moralisht as lavdërohet e as qortohet. Madje edhe njerëzit të cilët janë aq të sëmurë saqë s’mund ta përdorin vullnetin e vet, po ashtu nuk lavdërohen dhe nuk qortohen për veprimet që i bëjnë.Sipas kësaj, pra, njeriu vlerësohet nga aspekti moral dhe emërtohet si i moralshëm apo i pamoralshëm nga arsyeja se ai posedon vullnetin e lirë dhe se veprimet i kryen sipas zgjedhjes së vet.Asnjë gjallesë nuk vlerësohet nga aspekti moral, pos njeriut. Si kafshët, ashtu edhe melekët, të cilët bëjnë pjesë në botën e gjallesave, nuk mund të emërtohen si të moralshëm apo të pamoralshëm.Arsyet se pse vetëm njeriu në mesin e të gjitha qenieve të krijuara mund të lavdërohet a të qortohet, nga aspekti moral, duhet kërkuar në vetë natyrën e njeriut.“ Të qenët e njeriut i mençur kërkon që ai të jetë edhe i lirë. Kështu, në mesin e gjallesave, vetëm njeriu lëviz dhe vepron sipas vullnetit të vet. Të lëvizësh e të veprosh vullnetshëm do të thotë të mendosh mirë e mirë, të bësh zgjedhjen midis mundësive (alternative) dhe të futesh në aksion. Sipas kësaj, “lëvizja e vullnetshme” nënkupton “lëvizjen racionale”. Liria vjen në shprehje vetëm në lëvizjet e vullnetshme. E pra, për të qenë i mençur duhet të jeshë i lirë.Përveç arsyes (mendjes) që e posedon njeriu si një privilegj, ai e posedon edhe instiktin për vetëmbrojtje, i cili në mënyrë të natyrshme haset edhe te çdo gjallesë tjetër. Posedimi i një instikti të këtillë e lind ndjenjën e egoizmit. Një veçori tjetër e njeriut është edhe domosdoshmëria për të jetuar brenda një shoqërie të caktuar”.[sup]3[/sup] Kur të kihen parasysh këto katër veçori të njeriut: të qenët i mençur, të qenët i lirë, të qenët egoist dhe të qenët i detyruar të jetojë në një bashkësi, atëherë do të kuptohet më mirë se pse morali ka të bëjë vetëm me njeriun.“ Për ta kënaqur njeriu ndjenjën e egoizmit, lirinë e vet ai mund ta përdorë duke u shkaktuar dëm të tjerëve. Meqë shkelja e të drejtës së të tjerëve e dëmton jetën e përbashkët, atëherë nga një sjellje e këtillë edhe vetë ai do ta pësojë keq. Atëherë, pra ekzistuaka nevoja për një rend dhe rregull të caktuar të përdorimit të të drejtave dhe lirive të individit”.[sup]4[/sup] Nisur nga ky fakt, disiplinat, si: morali, feja dhe e drejta, përmes rregullave të tyre i përcaktojnë kufijtë e lirisë së individit. Termat turp, mëkat dhe e ndaluar, në një farë mënyre prbëjnë “gurët e kufijve” të lirisë së njeriut. Në sajë të rregullave të moralit, të fesë dhe të drejtës, mundësohet bashkëjetesa e lumtur e njerëzve në shoqëri.“ Njeriu përmes mendjes mund të gjejë rrugë dhe mënyra të ndryshme për kënaqjen e dëshirave e të tekeve të tij, prandaj edhe nuk mund të vlerësohen që më parë se si do të veprojë ai. Pra, këto veprime nuk i ka të planifikuara që më parë, siç është rasti te kafshët. Mendja mund t’i sigurojë njeriut mundësi të cilat do të jenë ose në favor, ose në dëm të tijin. Sistemi i vlerave të njeriut është ai që mendjes (arsyes) me këtë rast i siguron përdorim pozitiv. Rolin kryesor në formimin e një sistemi të këtillë e luajnë ndjenjat siç janë: turpi, mëkati, mëshira etj., të cilat janë karakteristike vetëm për njeriun”.[sup]5[/sup] Burimi i moralit te njeriu është pikërisht ndjenja e turpit që ndodhet tek ai.Te njeriu, i cili e humb ndjenjën e turpit, paraqitet një plogështi dhe një mosinteresim ndaj moralit. Një hadith i Muhammedit a.s. lidhur me këtë është mjaft kuptimplotë. Ai thotë: “Nëse nuk turpërohesh, vepro si të duash!”[sup]6[/sup] Në jetën e përditshme termi “moral” përdoret në tri trajta të ndryshme. Në trajtën e parë, termi “moral” përdoret për të shprehur një stil të përgjithshëm jete. Për shembull, kur themi Morali Islam apo Morali Krishter, këtu fjala “moral” nënkupton mënyrën e jetës në të cilën Islami përkatësisht krishterizmi ia ofrojnë njerëzimit.Në trajtën e dytë të përdorimit, termi “moral” shpreh një tërësi rregullash sjelljeje. Kur themi morali i profesionit apo morali i tregut, me këtë rast fjala “moral” nënkupton “tërësinë e rregullave që duhet përmbajtur” në jetën tregtare apo në ndonjë veprimtari tjetër.[sup]7[/sup] Trajta e tretë e përdorimit të fjalës “moral” shpreh një aktivitet mendor rreth rregullave të sjelljes apo mënyrave të jetesës. Kësaj here, fjala “moral” nënkupton “filozofinë e moralit-etikën”, e cila përbën një degë të veçantë të filozofisë së përgjithshme.Gjatë këtij studimi, termin “moral” do ta përdorim ose në kuptimin e një mënyre të caktuar të jetesës, ose në kuptimin e rregullave të sjelljes që e përbëjnë mënyrën e jetesës në fjalë.Termi “Morali islam”, përdoret për të treguar mënyrën e jetesës që e ofron Islami. Ashtu si fetë e tjera qiellore (hebreizmi, krishterizmi në formën e tyre të parë të shpalljes - vërejtje e përkthyesit) edhe Islami njerëzve u ofron një mënyrë të caktuar jetese. I mëson ata se si duhet të jetojnë, si duhet të gjejnë lumturinë gjatë kësaj jete e kështu me radhë.Si burim i parë, prej të cilit shkurt e prerë do të mund të mësonin mënyrën e jetesës që e ofron Islami, gjegjësisht Morali islami, do të na shërbejë Kur’ani i Madhërueshëm. Ndërkaq si burim i dytë, hadithet e Muhammedit a.s.Sipas kësaj, Morali islam ka dy burime kryesore: Kur’anin Famëlartë dhe hadithet e Muahmedit a.s.Kur’ani Famëlartë është fjala e All-llahut xh.sh. Është burimi i parë i njohurive tona fetare dhe morale. Kur’ani هُدًى لِلْمُتَّقِينَ “Është udhëzim për të devotshmit” (Bekare, 2), وَهُدًى وَبُشْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ“Udhërrëfim dhe përgëzim për besimtarët”(Bekare, 97) dheهُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ اْلهُدَى وَاْلفُرْقَانِ “ Argument i qartë i rrugës së drejtë dhe i dallimit të së mirës nga e keqja” (Bekare, 185).Përveç këtyre veçorive që i posedon Kur’ani i Madhërueshëm, ai është edhe هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ “Ilaç dhe mëshirë për besimtarët”(El-Isra, 82), po ashtu ai është:كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَى صِرَاطِ اْلعَزِيزِ اْلحَمِيدِ“ Një libër që ta kemi shpallur ty (o Muhammed) që me lejen e Zotit të tyre t’i nxjerrësh njerëzit nga terri në dritë; në rrugën e të Fortit dhe të Lavdëruarit”(Ibrahim, 1).Hadithet janë tërësi e fjalëve, e veprave si dhe e qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve të caktuara. Hadithet janë shprehje e qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Këto forma mund të jenë shprehur me fjalë ose pa to. Ngase heshtja ndonjëherë është më efektive se sa të folurit. Pra, hadith është emër me të cilin emërtohen fjalët, veprat dhe qëndrimet e Muhammedit a.s. Çdo fjalë apo qëndrim i Pejgamberit a.s. ndaj ngjarjeve të caktuara në shoqëri për një njeri musliman ka një rëndësi dhe peshë të veçantë. Në këtë qëndron edhe rëndësia e Pejgamberit a.s. që e ka në vetë fenë. Po ç’është rëndësia e Pejgamberit a.s. në fe?Feja është emër i përbashkët i tërësisë së vlerave të vëna nga All-llahu xh.sh. për rregullimin e raporteve të njeriut me All-llahun xh.sh. (Krijuesin), me njerëzit e tjerë si dhe me botën në përgjithësi. Që këtej, feja është dhe ekziston me qëllim që njeriu përmes saj të arrijë lumturinë e vërtetë në jetë.Feja, njeriun e përcepton në tërësinë e raporteve të ndryshme që i krijon ai dhe atyre u jep një formë të caktuar. Feja këtë e përbën përmes Shpalljes (Vahjit). Çdo gjë për të cilën ka nevojë njeriu, All-llahu i Lartësuar, nga njëra anë ia ka kumtuar këtë përmes Shpalljes, gjegjësisht Kur’anit a.sh. dhe, nga ana tjetër, përmes Muhammedit a.s. ia ka treguar shembullin konkret se si duhet t’i realizojë këto postullate në jetën shoqërore.Çdo pejgamber, para së gjithash është njeri, pastaj edhe i dërguar i Zotit te njerëzit. Edhe Muhammedi a.s. ka qenë i dërguar që njerëzimit t’ia kumtojë urdhërat e Zotit në tërësi dhe t’ua sqarojë ato që nuk i kanë kuptuar. Muhammedi a.s. ka qenë praktikuesi më i mirë i urdhërave të Zotit gjatë jetës së tij. Për këtë arsye njerëzimit i shërben si njeri model i cili mund të merret si shembull konkret.Është mjaft e madhe rëndësia e Muhammedit a.s. lidhur me kumtimin dhe mësimin e fesë njerëzimit. Ai që e vë dhe e shpall fenë është All-llahu xh.sh., ndërkaq Muhammedi a.s. ëshë ai që këtë fe ia bart njerëzimit pa kurrfarë mangësie. Për këtë arsye edhe besimi i vërtetë është dashuria ndaj Muhammedit a.s. dhe ndjekja e shembullit të tij.All-llahu i Lartësuar kërkon nga Muhammedi a.s. që njerëzimit t’i thotë:قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ.“ Nëse e doni All-llahun, pasomëni mua, edhe ju All-llahu do t’ju dojë edhe do t’jua falë mëkatet! All-llahu fal dhe është mëshirëplotë”(Ali Imran, 31).Në këtë rast, duke sqaruar Moralin islam, rëndësia e ajeteve del në shesh vetvetiu. Ndërkaq, rëndësia dhe pesha e haditheve buron nga cilësitë e Muhammedit a.s. si “model” i gjithë njerëzimit.Morali është një komponentë e përvojës. Morali islam, në kuptim më të përgjithshëm, nënkupton Islamin e përjetuar. Edhe rëndësia e përvojës së Muhammedit a.s. duhet kërkuar në natyrën e moralit si përvojë. Pejgamberi a.s. jo vetëm që ua ka kumtuar njerëzve urdhërat e Zotit, por ai u bëhet shembull atyre duke i praktikuar edhe vetë me përpikshmëri. Se çfarë njeriu do të dalë në shesh pas zbatimit të urdhrave të Zotit në praktikë, këtë më së miri do të mund ta gjejmë në shembullin e personalitetit të Muhammedit a.s.Çdo fe mëton të formojë një model njeriu të situuar. Modeli i njeriut të cilin dëshiron ta formojë Islami quhet-musliman. Ja pra, ekziston vetëm një njeri të cilin muslimani mund ta marrë si shembull (model) dhe të cilin mund të imitojë në çdo aspekt. E ai është Muhammedi a.s..Këtu mund të parashtrohet pyetja: Si ka mundësi që Pejgamberi a.s. ta marrë si shembull një njeri i cili jeton në rrethana kulturore dhe gjeografike krejtësisht tjetërfare nga ato në të cilat ka jetuar Muhammedi a.s. para XIV shekujsh? Nëse ekziston një mundësi e këtillë, atëherë si do dukej kjo?Para së gjithash, duhet theksuar se është detyrë fetare për njeriun musliman, që Muhammedin a.s. ta marrë si shembull të jetës. Ngase All-llahu xh.sh. nga njëra anë Muhammedit a.s. i thotë:وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ.“ Ti je, me të vërtetë, me moral të lartë”(Kalem, 4), e nga ana tjetër njerëzve u thotë:لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ.“ Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e Zotit...”(El-Ahzab, 21).Muhammedi a.s. edhe për njeriun e sotshëm bashkëkohor është shembull dhe model jete. Mirëpo, për këtë ekzistojnë disa kushte që duhet plotësuar. Në krye të këtyre kushteve zë vend njohja e mirë e Kur’anit a.sh., sepse Muhammedi a.s. jetën e vet e ka organizuar sipas parimeve të Kur’anit a.sh. Andaj, nisur nga kjo, edhe vetë jeta e tij është si një tefsir (komentim/eksegjezë) e gjallë e Kur’anit a.sh. Mënyra e njohjes së Kur’anit është leximi i tij dhe përpjekja për ta kuptuar atë. Çdo njeri, në bazë të fuqisë së njohjes dhe perceptimit të vet, ka se çfarë të mësojë e të marrë shembull nga Kur’ani a.sh.Kushti i dytë i rëndësishëm për të marrë shembull jete Muhammedin a.s. është njohja e mirë e qëndrimeve dhe sjelljeve të tij ndaj problemeve dhe ngjarjeve në shoqëri. Kjo, ndërkaq, arrihet përmes mësimit të jetës së tij, sepse jeta e tij është një trajtë konkrete e zbatimit të urdhëresave fetare në jetën shoqërore dhe është një mishërim i tërësisë së Vahjit (Shpalljes), i cili burimin e ka te Zoti. Po edhe mësimi i jetës së Muhammedit a.s. kërkon mësimin e haditheve mirë e mirë, ngase çdo fjalë që ka folur, çdo punë që ka bërë dhe çdo qëndrim i tij është shënuar e regjistruar me kujdes nga shokët e tij të afërm dhe është bartur deri te ne me emrin “hadith”.Ja pra, përmes këtij punimi, lidhur me pyetjen se si duhet të jetë njeriu musliman, i cili njerëzimit do t’i shërbejë si model, përgjigjja gjithmonë do të kërkohet në personalitetin e Muhammedit a.s. Sepse përgjigjja e shkurtër e pyetjes: “Si do duhej të jetë muslimani”, do të ishte“Si Muhammedi a.s.”. 1 Ibni Mandhur, L isanu’l-Arab, v. X, f.86, Bejrut, 1956.(Shih fjalën “Hulk”). 2 G.De Burgh, From Moraliti to Religion, f.5, New York, 1938. 3 Necati Ömer, Hüriyet ve Otoritet, Revista: Felsefe Dünyası, f. 5, nr. 4, Stamboll, 1992 4 Po aty, f.5 5 Po aty, f.8 6 Buhari, Edebu’l-mufred, v.II, hadithi nr. 597, f.52 7 Për njohuri më të gjëra rreth formave të ndryshme të përdorimit të fjalës “moral”, shih: Recep Kılıç, Ahlakın Dini Temeli, f. 2-5, Ankarë, 1992. Nga Turqishtja përktheu dhe përshtati Uzeir Ibrahimi. | |
|