Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ahmadinexhad Sulmet e 11 Shtatorit janë një inskenim Fri 23 Sep 2011 - 22:28 | |
| Një duzinë delegatësh lanë sallën kur presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad nisi fjalimin e tij të mbushur me akuza ndaj Perëndimit dhe SHBA për luftëra, vrasje masive e gjenocid.
“Disa vende evropiane e përdorin akoma pas gjashtë dekadash Holokaustin si justifikim për të furnizuar me ar sionistët në Izrael,” tha Ahmedinaxhad.
Pas fjalimit ai dha një intervistë për agjencinë e lajmeve AP. Sipas tij, sulmet e 11 Shtatorit ishin të inskenuara.
“Unë jam inxhinier, ka thënë Ahmadinexhad, dhe e di që nuk mund të bien dy grataçelat vetëm pse janë goditur me avionë”.
Presidenti iranian thotë se ka ende shumë pyetje të hapura në lidhje me këtë sulm. Ai beson se ka patur një shpërthim të koordinuar që rrëzoi kullat binjake.
Atij i është refuzuar më parë një vizitë tek Ground Zero. Sivjet sërish do kërkojë një gjë të tillë.
(Tema) | |
|