Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Një grua muslimane përktheu Kuranin e Shenjtë në gjuhën hungareze Mon 26 Sep 2011 - 9:13 | |
| Halima Zsuzsanna Kiss thotë se ajo është konvertuar në Islam, pasi u impresionua nga disa kolegë pune muslimanë.
Një organizatë Turko-Hungareze, Fondacioni Kulturor, prezantoi përkthimin e ri hungarez të Kuranit të Shenjtë për mediat Hungareze dhe për qytetarët gjatë një konference për shtyp, dhe veprimtari publike e mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Veprimtaria u ndoq nga zyrtarët e ambasadës nga Turqia, Iraku, Pakistani, Maroku, Azerbajxhani, Libani, Egjipti, Katari, dhe Malajzia, dhe deputetë nga Parlamenti hungarez, si dhe qytetarë turq dhe hungarezët që jetojnë në këtë vend morën pjesën në këtë takim. Disa klerikë të krishterë dhe hebrenj gjithashtu ishin pjesë e programit.
Programi filloi me leximin e Kur'anit të Shenjtë nga Osman Sahin, imami i xhamisë së famshme të Stambollit Fatih.
Znj Kiss, e cila është drejtuese e çështjeve të grave për organizatën etnike hungareze muslimane, tha se iu deshën 3 vite për të përkthyer Kur'anin në hungarisht.
Duke shtuar se përpjekjet e mëparshme të përkthimit të Kuranit nuk e kënaqën askënd, znj Kiss tha se përkthimi i saj hungarez është shqyrtuar dhe rishikuar nga studiuesit muslimanë dhe është miratuar nga Këshilli Musliman i Hungarisë.
Përkthimi më i hershëm i Kuranit në hungarisht, ‘Kassai Korán’ , u përgatit nga Hollósi Somogyi József në shekullin e 19.
Burimet:
* “Gruaja muslimane përkthen Kuranin e shenjtë në gjuhën hungareze “World Bulletin, 10 janar.2011”
* Nielsen, Jergen (ed.) "Hungary" Yearbook of Muslims in Europe, Vol. 1 Leiden: Brill. 2009.
Islamtoday.com
Përgatiti: F.Nuhiu/presheva.com/ | |
|