Ah i mjeri unë
Dhe të mos thotë ndokush:”O i mjeri unë që e kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin” (Zummer,56)
Nuk ka njeri qëdo të ngjallet e të mos (vetëm se) thotë : Oh çfarëkam lëshuar…
Oh i mjeri unë! Kur unë qëndroja zgjuar natën deri vonë(vetëm për kënaqësi).
Ah i mjeri unë! Për vitet që i humba (në argëtim e zbavitje)
Ah i mjeri unë! Për të gjitha orët dhe momentet që i kalova (pa e kujtuar Allahun)
Ah i mjeri unë! Rreth gjithë atyre netëve dhe ditëve…
Ah i mjeri unë! Që shokët (që i kam zgjedhur) nuk do të më bëjnë dobi!
Oh i mjeri unë! Që partnerin që e kam zgjedhur nuk do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë (për mua)
Ah i mjeri unë! Që jeta ime (tani) mbaroi dhe koha ime ka kaluar!
Ah i mjeri unë! Që shënimet e mia (në librin e veprave) do të shfaqen me mëkate!
Ah i mjeri unë! Në Ditën që do të shfaqem para Allahut i zbathur dhe i zhveshur!
Ah i mjeri unë! Si djalosh i ri i preokupuar në mëkate ndërsa veprat e mira më janë treguar… të gjitha veprat e mira apo mëkatet do të paraqiten para Allahut,Zotit të Botërave….
Oh i mjeri unë ! 30,40,50 apo ndoshta 60 vitet (e harxhuara) dhe pastaj e takon Allahun, Zotin e Botërave…
O i mjeri unë që e kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut.
Nata (koha ime) ka mbaruar dhe sytë e mi asnjëherë nuk e përjetuan kënaqësinë e të qajturit nga frika e Allahut.
Nata ka mbaruar dhe këmbët e mia nuk ishin në gjendje të qëndronin para Allahut (në namaz)
Ah i mjeri unë! Si shkoi jeta ime pa asnjë vepër të mirë për të pasur dobi prej tyre
Oh sa ndjej keqardhje Kur dielli të lindë…
Kur dielli të lindë dhe nata ka mbaruar, ende madje nuk isha në gjendje të lodhem duke iu përkulur Allahut (në
)
Ah i mjeri unë! Për (farzin) namazin që e kam neglizhuar.
Ah i mjeri unë! Për zekatin (lëmoshën që unë nuk e jepa…
Ah i mjeri unë! Për ditë qëu ushqeva (gjatë Ramazanit)
Ah i mjeri unë! Për të gjitha mëkatet që i kam bërë!
Ah i mjeri unë! për të gjitha mëkatet që do t’i vuaj (dënimin për to)!
Ah i mjeri unë! Nëse shënimet e mia janë shfaqur dhe ngrihen lartë që vetëm Allahu të gjykojë.
Ah i mjeri unë! A do të sjellë pikëllimi im ndonjë dobi?
Ah i mjeri unë! Sikur të më lejohej të kthehesha(në këtë botë) para vdekjes…
Ah i mjeri unë! Si nuk shpreha asnjë mirënjohje për të mirat (të dhuruara nga ALLAHU)
Ah i mjeri unë! Që nuk e kam falënderuar Allahun për largimin e ndjenjave të urrejtjes dhe zilisë
Ah i mjeri unë! Si gjuha ime nuk e lavdëroi vazhdimisht Allahun.
Ah i mjeri unë! Si gjuha ime nuk e ndjeu kurrë kënaqësinë e falënderimit të Allahut.
Ah i mjeri unë! Në Ditën që fitimtarët do të shpërblehen, dhe të suksesshmit do të triumfojnë.
Dhe unë do të arrijë me duar të zbrazura nga koha ime (e kaluar në këtë botë)
Ah i mjeri unë! Në Ditën që të drejtit do të shpërblehen dhe do të ngriten tek i Larti (ALLAHU)
Dhe unë do të dështoi të shikojë në ta…
Ah i mjeri unë! Si u rrëzova në pasimin (në detyrën time) përballë Allahut, ndonëse unë isha në gjendje (i shëndoshë) për ta bërë…
Shejh Muhamed Mukhtar esh-Shenkiti