Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Papa Benedikti VI: Muslimanët janë një shenjë e Gjermanisë Fri 30 Sep 2011 - 9:09 | |
| Prania e shumë familjeve muslimane nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ka bërë që komuniteti musliman të jetë një shenjë e GjermanisëGjatë vizitës së tij të para disa ditëve në Gjermani, Papa Benedikti VI, në një takim me muslimanët theksoi fjalë paqeje dhe të ngrohta. “Ndërmjet feve është rritur një klimë e respektit dhe besimit” është shprehur ai. Papa Benedikt XVI, muslimanët e Gjermanisë i ka konsideruar si një shenjë e padiskutueshme e këtij vendi. “Prania e shumë familjeve muslimane nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ka bërë që komuniteti musliman të jetë një shenjë e Gjermanisë”, është shprehur ai gjatë një takimi me përfaqësuesit e komunitetit musliman të Gjermanisë.
Në fillim të ditës së dytë, gjatë vizitës së tij, Benedikti VI, është takuar edhe me kryetarin e Këshillit qendror të muslimanëve, Aiman Mazyek, si dhe me anëtarë të Unionit turko-islam DITIB.
Takimi është zhvilluar në ambasadën e Vatikanit në Berlin, që gjendet ndërmjet rrethinës se Kreuzbergut dhe Neukolnit e dominuar me muslimanë.
“Muslimanët e kthyen lavdërimin.Takimi me Papën është një shenjë e rëndësishme për një bashkëjetesë paqësore midis të krishterëve dhe muslimaëve të kësaj ane” tha profesori për pedagogji Islame, Mouhanad Knorchide.
Përktheu për ‘Brezin e Ri’: Sejdije Sabani | |
|