Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sulmohet Ali Xhuma Në mes të hutbes myftiun e quan dyfytyrësh Wed 12 Oct 2011 - 11:58 | |
| Derisa të premten, myftiu egjiptian, Ali Xhuma, mbante hutben ndërsa xhamia ishte e mbushur, u ngrit një njeri dhe thirri: “ O ti zullumqarë, o dyfytyrësh. ti je një nga ithtarët e Mubarakut, nuk falem pas teje. t’i i ke shtyrë në xhenet, dhe tani çka mendon për ta”.Fjalët për xhenetin dhe hyrjen në të i referoheshin një interviste të myftiut egjiptian i cili pas vdekjes së nipit të Mubarakut, familjen e ish diktatorit e quajti “njerëz xhenetlinj”. Të pranishmit në xhami mbetën të habitur me veprimin e të riut i cili iu kthye myftiut dhe u paraqit si Muhammed Al-Ajmi. Ai tregoi edhe adresën ku banon. Një grup të rinjsh u mundua ta qetësoj dhe ta nxjerrin nga xhamia, ku pas gjysmë ore patën sukses. Siç bëhet e ditur i riu nuk është arrestuar. (Breziiri) | |
|